Shkup, këtë javë kontrolle falas për gratë në menopauzë

18 tetori shënon Ditën botërore të Menopauzës, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për këtë fazë të jetës dhe të promovojë ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së grave. Me këtë rast, Klinika Universitare për gjinekologji dhe akusheri në Shkup do të organizojë javën e kontrolleve dhe konsultave falas për pacientet në menopauzë, në periudhën prej 17 deri më 21 tetor, nga ora 14 deri në orën 20:00, transmeton Portalb.mk

  • E hënë (17.10) – as.dr Daniel Milkovski
  • E martë (18.10) – doc.dr Aneta Sima
  • E mërkurë (19.10) – as.dr. Dimitar Kalçovski
  • E enjte (20.10) – as.dr. Natasha Ilieva
  • E premte (21.10) – as.dr. Eva Sozovska Belçovska

Qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi i pacienteve, për t’u shpjeguar gjithçka që do të donin të dinin për këtë gjendje, të marrin këshilla dhe të drejtohen për kontrolle të mëtejshme dhe ngjashëm etj.

Çdo vit, kjo ditë festohet në mënyra të ndryshme në mbarë botën – me ligjërata, tribuna, konsultime, kontrolla parandaluese dhe shoqëri.

Temat janë të ndryshme dhe trajtohen sipas një sistemi organesh tek femrat – këtë vit fokusi është te kujdesi ndaj shëndetit mendor (tema është disponimi, gjendja konjitive tek gratë në menopauzë).

Menopauza zakonisht ndodh në fillim të të 50-ave të një gruaje, por mund të ndodhë më herët ose më vonë. Edhe pse simptomat mund të zgjasin për disa vite, menopauza thuhet se ndodh kur një grua nuk ka menstruacione për 12 muaj.

Çdo grua është e ndryshme dhe do të reagojë ndaj menopauzës në mënyrën e saj – si fizikisht ashtu edhe emocionalisht – ndaj ndryshimeve që sjell menopauza.

Para fillimit të plotë të menopauzës ekziston një fazë e njohur si perimenopauzë. Kjo mund të zgjasë 4 deri në 5 vjet ose më shumë. Jo të gjitha gratë kanë simptoma në këtë fazë, por ato mund të përjetojnë disa nga këto:

  • Ndryshime në ciklin menstrual
  • Valë të nxehti dhe djersitjet gjatë natës
  • Dhimbje koke ose marramendje
  • Thatësi e vaginës
  • Vështirësi për të fjetur
  • Ndryshime në humor
  • Probleme me kujtesën
  • Shtim në peshë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button