Komisioni Evropian rekomandon dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerimin Shtefan Fyle sot në Tiranë erdhi me lajmin e mirë se Komisioni Evropian rekomandon dhënien e statusit kandidat nga ana e Këshillit të Ministrave. Në një takimin gjatë paradites me qeverinë shqiptare, mësohet se komisioneri ka deklaruar se sheh pozitivitet në vendimmarrjen e ardhshme të vendeve anëtare.

Progresi është i dukshëm në luftën kundër korrupsionit dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Burime jo zyrtare thanë se Fyle ka deklaruar që shihet progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe se ka vullnet politik për të luftuar trafikun dhe krimin.

Policia ka ndërmarrë operacione të suksesshme në këtë kuadër dhe se lufta duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm në të ardhmen.

Gjithashtu, mësohet se komisioneri ka theksuar nevojën për një front të përbashkët në luftën kundër narkotikëve dhe se politizimi i kësaj çështjeje nuk i shërben qëllimit. Fyle theksoi edhe nevojën e një reforme në drejtësi duke angazhuar edhe Komisionin e Venecias, ndërsa reforma duhet të forcojë masat disiplinore kundër gjykatësve të inkriminuar.

Sipas komisionerit, vullneti politik për reformat është i dukshëm dhe deri tani reformat po shkojnë në drejtimin e duhur, por nevojit et edhe dialogu mes mazhorancës dhe opozitës.

Mësohet se gjatë takimit kryeministri Rama është shprehur mirënjohës për rekomandimin e statusit të vendit kandidat pa asnjë ekuivok, për vlerësimin ndaj reformave, për vlerësimin e luftës ndaj krimit dhe trafikut të drogës. Gjithashtu ai mësohet të ketë thënë se mbështes mendimin e komisionit se politizimi i luftës ndaj drogës dhe krimit i shërben vetëm drogës dhe krimit.

Duke e cilësuar statusin kandidat një lajm të mirë për gjithë shqiptarët, Rama në fund të fjalës së tij u angazhua edhe për dialog me opozitën.

Lajme të ngjashme

Back to top button