Mbaroi ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Strugës

Java e XI-të në Ligën e  Parë të Maqedonisë së Veriut mbaroi me ndeshjen ndërmjet Shkupit dhe Strugës, transmeton Portalb.mk.

Pjesa e parë e ndeshjes mbaroi me rezultat 0-0, përkundër dominimit të vendasve.

Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë, kur Shkupi shënoi gol përmes një penalltie, penallti e shkaktuar nga portieri mysafir.

Dje u zhvilluan katër ndeshjet e kësaj jave.

Shkëndija fitoi kundër Rabotniçkit, Makedonija Gj.P. kundër Skopjes, Sileksi e mundi Bregallnicën, ndërsa Pobeda dhe Akademija Pandev mbaruan me barazim.

Në krye të tabelës gjenden tre ekipe shqiptare, Struga në pozitën e parë me 25 pikë, Shkëndija në të dytin me 19 pikë dhe Shkupi në vendin e tretë me 18 pikë.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button