Përdoruesit e ngrohjes termike në Shkup nga nesër do të duhet të nënshkruajnë kontrata të reja me ESM-në

Nga nesër shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore do të duhet të nënshkruajnë kontrata të reja me ESM DOOEL Shkup, informoi sot ndihmës-drejtoresha për prodhim nga SHA ESM, Aleksandra Marojeviq, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.
“Ftohen përdoruesit e ngrohjes qendrore të sistemit tonë që nga nesër të kontaktojnë pikat që janë në të njëjtin vend për të filluar rregullimin e marrëdhënieve tona duke nënshkruar kontrata për furnizimin me energji termike, si dhe të gjitha kërkesat e tjera që dalin nga ky shërbim”, tha Marojeviq.
ESM ka marrë licencë për prodhimin e energjisë termike deri më 30 prill 2023, licencë për shpërndarjen e energjisë termike për periudhë 35 vjeçare dhe licencë për furnizim me energji termike për periudhë 10 vjeçare.
Dje zyrtarisht ka filluar sezoni i ngrohjes në Shkup për të gjithë të kyçurit në rrjetin e ngrohjes qendrore me të njëjtat kushte si më parë, pra me temperaturë të garantuar prej 21 gradë celsius dhe ngrohje në periudhën nga ora 06:00 deri në 22:00.
Përndryshe, më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.
Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.
Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%, por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.
- LEXO: Sot fillon sezoni i ngrohjes në Maqedoninë e Veriut, autoritetet premtojnë se nuk do të ketë mungesë të energjisë termike
- LEXO: Qeveria e RMV-së ndau 1.1 miliardë denarë për furnizim me energji termike
- LEXO: RMV, kaloi në Komisionin e Kuvendit propozim-vendimi për vazhdimin e situatës së krizës së energjetikës
- LEXO: BEG: Nuk kemi detyrim të vazhdojmë me prodhimin e energjisë termike
- LEXO: Javën e ardhshme do të dimë prej ku do të furnizohet energji elektrike, paralajmëroi Bytyqi
- LEXO: U pranuan në Komision tre propozime në lidhje me ndërtimin e paneleve solare, Ligji për Ndërtim do të kalojë me procedurë të shkurtuar
- LEXO: BNR: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën marrëveshje për çmimin e eksportimit të energjisë elektrike
- LEXO: Pendarovski: Kriza energjetike do reflektojë negativisht ndaj ambientit, prioriteti i vendit duhet të jetë investimi në mjedis
- LEXO: Kovaçevski: Jemi dakorduar që Greqia të sigurojë eksportin e qymyrit dhe naftës për prodhimin e energjisë elektrike
- LEXO: RMV, marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar
- LEXO: Maqedonia e Veriut e blen shtrenjtë rrymën ditën, e shet lirë natën
- LEXO: RMV, plani për krizën energjetike këtë dimër do të dobësojë buxhetin