Kongresi i BDI, klanet partiake në pritje të epilogut për ndarje të pushtetit

Nesër (E enjte) 05 qershor 2014 me fillim në ora 13.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet Kongresi i tretë zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, ku 675 delegatët do të zgjedhin Kryetarin e partisë dhe Këshillin e përgjithshëm.

Krahas ndryshimeve në strukturat partiake, pas Kongresit duhet të bëhen të qartë edhe bartësit e posteve udhëheqëse nëpër dikasteret që do të mbart BDI në qeverinë e re.

Përgatitjet e strukturave lokale janë zhvilluar në mënyrë paralele për mundësin dhe ambicien e dyfishtë që ofron Kongresi i tretë i BDI-së.

Ambiciet e klaneve që pretendojnë  poste në ndarjen e pushtetit shoqërohen edhe me dilemën  për të mos qenë një kartë e përdorur për periudhën 6 mujore të përfolur nga BDI, pas së cilës do të rishikohet pjesëmarrja në qeveri.

Apetitet e klaneve që janë zhvilluar si një luftë e heshtur gjatë fazës përgatitore të BDI-së, pritet që nesër të godasin edhe pozicionimin në strukturat partiake edhe në ndarjen e pushtetit.

Paralajmërimet mediatike për lëvizjet e mundshme dhe ndryshimet kadrovike brenda BDI-së, nuk janë demantuar nga personalitete e kësaj partie, por i është lënë të shihet se cili do të jetë epilogu i Kongresit.

Çfarë do të sjellë ky epilog lidhur me transferin më të përfolur nga posti i kryetarit të komunës së Çairit në ndonjë resor ministror të Izet Mexhitit, pritet të shihet, por ambiciet e tij për tu ngjitur në nivel ministrorë as kanë munguar në të kaluarën dhe as janë demantuar për të ardhmen që do të përcaktojë Kongresi i partisë.

Njëri ndër personalitete e BDI-së, që ka qenë aktiv në fazën përgatitore duke filluar nga strukturimet në nivele lokale ka qenë edhe Hazbi Lika. Ai konsiderohet si njëri ndër figurat që ushtron më shumë ndikim në parti dhe sipas paralajmërimit e pritet që të dalë aduti më i fuqishëm pas kongresit të partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button