Trençevska: Inflacioni tashmë i ka ngrënë paratë që qytetarët duhet t’i marrin si ndihmë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se ndihmat për qytetarët kanë mundur të jenë më të mëdha, por edhe se masat mbulojnë një numër të madh të njerëzve. Ajo thotë se Qeveria solli masa në kohë për kategoritë e cënueshme të qytetarëve, por inflacioni “hëngri” paratë që qytetarët duhej të marrin si ndihmë, transmeton Portalb.mk.

E pyetur nëse këto para do të mjaftojnë për qytetarët, ajo thotë se gjithmonë mund të jenë më shumë, por edhe se duhet pasur parasysh se me këto masa janë të mbuluara rreth 180 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

“Përveç grupit të masave që kemi marrë edhe më parë me ndryshimin e legjislacionit, si rritja e pagës minimale, harmonizimi i pensioneve, këto janë politika që nënkuptojnë rritje të vazhdueshme të pagave dhe pensioneve dhe politika që pasojnë inflacionin”, tha Trençevska për Radion Evropa e Lirë.

Trençevska theksoi se në varësi të situatës pas katër muajve nga tash, Qeveria do t’i shqyrtojë të gjitha analizat dhe nëse është e nevojshme do të merren sërish një sërë masash për kategoritë e cenueshme të qytetarëve.

“Përfituesit e ndihmës minimale të garantuar do të marrin nga 3000 denarë, përveç të drejtës për ndihmë minimale të garantuar, të cilën është dashur ta marrin si ndihmë një herë edhe para ribalancit, por për shkak të pritjes për ribalancin e të Buxhetit dhe ndryshimeve ligjore, kjo e drejtë do të jepet tani. Të mos harroj se prindërit e vetëm, të cilët janë përfitues të ndihmës së garantuar, në katër muajt e ardhshëm do të kenë mbështetje financiare prej 3000 denarëve”, thotë Trençevska.

Ajo përfundoi se synimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në periudhën e ardhshme janë që të përfshijë sa më shumë qytetarë që janë në sistemin e mbrojtjes sociale, përkatësisht përfitues të ndihmës minimale të garantuar, gjegjësisht aktivizimin e tyre në tregun e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button