Deri 40 mijë denarë shpërblim për poetët dhe piktorët e rinj në Maqedoninë e Veriut në konkursin për grupmoshën prej 15 deri 29 vjeç

Agjencia për Rini dhe Sport deri më 3 nëntor do të mbajë të hapur mundësinë për të aplikuar të rinjtë prej 15 deri 29 vjeç në “Konkursin për poet të rinj”, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë të interesuar mund të marrin pjesë kategori të moshave: prej 15 deri 20 vjeç dhe prej 21 deri 29 vjeç”, sqarojnë nga Agjencia, duke vlerësuar që përmes këtij konkursi planifikohet motivimi i të rinjve.

Përveç grupmoshës, garuesit nuk duhet të ketë të botuar ndonjë përmbledhje me poezi. Në dy kategoritë do të ketë nga tri fitues, ashtu që vendi i parë do të marrë 20 mijë denarë, i dytë 15 mijë, ndërsa vendi i tretë 10 mijë denarë.

Materiali garues duhet të dorëzohet në objektin e Agjencisë për Rini dhe Sport jo më vonë se 3 nëntor.

Në këtë afat mbaron edhe “Konkursi për piktorët e rinj” i organizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport. Ky konkurs realizohet për pikturë, skulpturë, grafikë, dizajn grafik dhe fotografi. Në çdonjërën kategori do të jap nga 40 mijë denarë për fituesin e grupmoshës 21-29 vjeç, ndërsa 30 mijë denarë për grupmoshën 15-20 vjeç.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button