Këngëtarja shqiptare kandidate për të hapur ceremoninë e Kupës së Botës “Katar 2022”

Më 20 nëntor starton Kupa e Botës, në Katar. Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave, Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes, raporton ABC.

Sipas ‘Marca’, këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës. Shakira ka eksperiencë në evente të tilla, dhe më parë ka interpretuar këngët “Hips Don’t Lie” dhe “Waka Waka” në ceremoninë e hapjes është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha sportive.

FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar do të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuadori, e para e turneut.

Kjo nuk është hera e parë që një këngëtare shqiptare performon për Kupën e Botës. Himni i Kupës së Botës ’Live it up’ në vitin 2018 u këndua nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button