Fundi i muajit është afati i fundit për të vazhduar bursën studentët e Maqedonisë së Veriut

Studentët të cilët kanë qenë përfitues të bursës studentore gjatë vitit të kaluar akademik 2021/22 në Maqedoninë e Veriut, do të mund të aplikojnë për vazhdimin e saj deri në fund të këtij muaji, transmeton Portalb.mk.

Dokumentet mund të dërgohen në formë elektronike në adresën http://e-uslugi.mon.gov.mk. Për të vazhduar bursën, duhet të dorëzohet vërtetimi për regjistrimin e vitit akademik të radhës, certifikatën e notave dhe UPPI formularin që dëshmon se janë kaluar 80 %, gjegjësisht 90 % e provimeve të parapara.

“Të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së bursës për studentë të realizuar në njërin nga vitet e kaluara akademike, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuese për vazhdimin e të njëjtës, se afati për dorëzimin e dokumentacionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës fillon më datë  01.10.2022 dhe zgjatë deri më 30.10.2022”, sqaroi Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button