SHGM: A është balon i fryrë dënimi i gazetarit për një tekst të shkruar?

SHGM ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit Gruevski sipas të  cilës tregimi për shkeljen e lirisë së mediave është vetëm balon i fryrë.

SHGM pyet kryeministrin, nëse rënia e vazhdueshme e vendit në listën për drejtat e mediave është një balon i  fryrë? Kjo organizatë i përkujton Gruevskit se Maqedonia është vend i vetëm ku ka gazetarë të dënuar me 4.5 vite burg për me arsyetimin e zbulimit të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur.

SHGM pyet gjithashtu nëse balonë e fryrë është akuzimi i gazetarit për spiunazh dhe nëse Gruevski kur flet për liritë e mediave merr parasysh largimin e gazetarëve nga Galeria e Parlamentit me 24 dhjetor të vitit 2012.

Lajme të ngjashme

Back to top button