Mbaroi mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Talat Xhaferi e braktisi mbledhjen i revoltuar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ai Ahmeti, ka udhëhequr sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, mbledhje ku planifikohet të fillojë rikonstruktimi i partisë me emra të rinj, transmeton Portalb.mk.

Ristrukturimi i partisë pritet të fillojë prej mbledhjes së sotme, ku planifikohet te caktohet sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ dhe nënkryetarët e partisë, ndërsa për kryetar partie edhe një mandat pritet të jetë Ali Ahmeti.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm, Talat Xhaferi kërkoi të shtohen edhe 11 anëtar, por ky propozim u kundërshtua menjëherë nga Musa Xhaferi. Propozimi i Talat Xhaferit dështoi, pasi shumica nuk votoi propozimin e tij. Talat Xhaferi e lëshoi mbledhjen i revoltuar, akoma pa e mbyllur mbledhjen kryetari Ahmeti.

Këshilli Organizativ i BDI-së njëzëri miratoi emrat e propozuar nga kryetari Ali Ahmeti për anëtarë të Kryesisë Qendrore, edhe atë si vijon:

Ramiz Merko
Jeton Shaqiri
Fatmir Dehari
Kreshnik Bekteshi
Ardita Dani
Talat Xhaferi
Nevzat Bejta
Saranda Imeri
Valdet Xhaferi
Bilent Saliji
Faton Ahmeti
Teuta Arifi
Xhevat Ademi
Resi Abdurrahmani
Bajram Rexhepi
Blerim Bexheti
Izet Mexhiti
Artan Grubi
Bujar Osmani
Visar Ganiu
Nazim Bushi
Ejup Alimi
Arijan Daci
Erkan Arifi
Arbër Ademi
Mirsad Ibrahimi
Shaban Mehmeti
Xhemil Qamili
Emir Sulejmani
Artin Spahiu
Arbana Pasholli

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim miratoi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve dhe autorizoi Komisioni partiak zgjedhor që të organizon zgjedhjet në degët e Forumit Rinor dhe në Forumin Rinor si dhe në të gjithë Këshillat vendor dhe degët e Bashkimit Demokratik për Integrim në vitin 2023. Viti 2023 është vit zgjedhor në Bashkimin Demokratik për Integrim në të gjithë Këshillat vendor dhe në degë, përveç në degët ku zgjedhjet u zhvilluan këtë vit, ndërkohë që në vjeshtë të vitit 2023 pritet që të organizohet edhe Kongresi i V-të zgjedhor i BDI-së”, sqarojnë nga BDI-ja pas mbledhjes.

Ndryshe, kryesia e kësaj partie dje deri në orët e vona ka zhvilluar konsultime me dyer të mbyllura në strukturat e kësaj partie. Pas këtij takimi për media foli Bujar Osmani, i cili vlerësoi që zhvillimit brenda partisë janë në “frymë bashkëpunuese, frymë pozitive”.

“Sot kishte edhe një takim tjetër konsultativ të kryetarit të partisë me funksionar partiak në kuadër të përgatitjeve për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, deklaroi dje Osmani.

Ai theksoi që mbledhja e 15 tetorit është e rëndësishme pasi do të merren vendime për formimin e organeve të partisë. Në bazë të statutit, sqaroi Osmani, është e drejtë e kryetarit Ahmetit për të propozuar listën e organeve të partisë.

Në nenin 58 të Statutit të BDI-së, ndër të tjera sqarohet që “Kryetari i partisë i propozon Këshillit të Përgjithshëm zgjedhjen e nënkryetarëve, Sekretarin e Përgjithshëm, Sekretarin Organizativ si dhe funksionarëve të tjerë të partisë, propozon zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm”.

Në nenin 60 theksohet ndër të tjera që “Kompetenca e Këshillit të Përgjithshëm është të cakton numrin e nënkryetarëve si dhe bën zgjedhjen dhe shkarkimin e nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretarit Organizativ dhe anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm”.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me 4 tetor pas një takimi disa orësh me udhëheqësit e grupit të pakënaqur brenda BDI-së, udhëhequr nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Sadulla Duraku, paralajmëroi që me 15 tetor do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm.

“Më 15 tetor do të ketë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, si organ më i lart në mes dy kongreseve. Këshilli i Përgjithshëm do të zgjedh Kryesinë dhe Këshillin Mbikqyrës”, paralajmëroi Ahmeti.

Ai sqaroi që Kryesia do të zgjedhë organet e partisë, proces i cili do të ndiqet nga Këshilli i Përgjithshëm.

Ndryshe, më 24 shtator në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, janë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button