Sot zhvillohen katër ndeshjet e Ligës së Parë, por derbi i javës do të zhvillohet nesër

Ndeshjet e javës së XI-të do të zhvillohen këtë fundjavë, ashtu që katër ndeshje do të zhvillohen sot, ndërsa nesër do të luhet derbi ndërmjet Shkupit dhe Struga Trim&Lum, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i Shkëndijës do të jetë mysafir i ekipit të Rabotniçkit, Makedonija Gj.P. do të pret Skopjen, Pobeda do të luajë kundër Akademija Pandevit, ndërsa Bregallnica kundër Sileksit.

Ekipi i Tikveshit do të jetë i lirë këtë javë, pasi ishte planifikuar në kalendar të luajë me ekipin e Renovës, ekip i cili i kishte pezulluar aktivitetet në Ligën e Parë prej fillimit të sezonit 2022/23. Të gjitha ndeshjet të shtunën dhe të dielën do të fillojnë prej orës 14:00.

Derbi i kësaj jave do të luhet në Shkup, ku kampioni aktual KF Shkupi do të pret Strugën e cila gjendet në vendin e parë ne sezonin 2022/23.

Ndryshe, në krye te tabelës gjendet Struga me 25 pikë nga nëntë ndeshje, ndërsa Shkëndija gjendet në vendin e dytë me 16 pikë nga nëntë ndeshje, kurse ekipi i Shkupit ka një pikë më pak dhe gjendet në pozitën e katërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button