Prej ku vijnë më së shumti turistët në Maqedoninë e Veriut dhe ku dëshirojnë të shkojnë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht janë regjistruar 190 855 turistë, prej të cilëve 74 673 janë turistë të huaj që vijnë nga dhjetëra vende, transmeton Portalb.mk.

Më së shumti turistë gjatë këtij muaji kanë ardhur nga Turqia (11 017), Serbia (7 317), Polonia (5 570), Holanda (5 093), Rumania (4 875), Gjermania (4 353) dhe vendet e tjera.

Nga vendet e rajonit, Enti Shtetëror i Statistikave raportoi që kanë ardhur 1 525 turistë, Bullgaria 1 832, Greqia 2 297 dhe Kosova 1 446.

Enti sqaroi që 32 701 turistë të huaj janë vendosur në Shkup, 30 037 në vendet me liqen, në vendet malore 1 894, në vendet me banja termike 818, ndërsa tjerët në qytetet tjera.

Gjysma e turistëve të huaj (35 904) janë vendosur në hotele me katër yje, 19 596 janë vendosur në hotele me pesë yje, ndërsa 11 931 në hotele me tre yje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button