Spider-Man: Miles Morales vjen më 18 Nëntor

Përdoruesit nuk duhet të presin gjatë për të luajtur lojën e radhës Spider-Man. Insomniac dhe Nixxes kanë njoftuar se Spider-Man: Miles Morals do të jetë i disponueshëm për PC nga data 18 Nëntor përmes Epic Games Store dhe Steam, transmeton pcworld.al.

Loja sjell përmirësime vizuale përfshirë hijet “ray-tracing” nën dritën e diellit. Ofron mbështetje për disa funksionalitete për kompjuterët përfshirë monitorët super të gjerë DLSS 3 në GeForce RTX 40.

Miles Morales do të mund të luhet në një kompjuter Core i3 ose një ekuivalent AMD me 8GB RAM dhe kartë grafike GTX 950. Me këto specifika mund të luani në rezolucionin 720p dhe me efekte vizuale të kufizuara.

Për çdo gjë me detaje si përshembull 4K zhvilluesit rekomandojnë një procesor i7 të gjeneratës së 12-të ose Ryzen 9, grafika RTX 3080 ose Radeon RX 6950XT dhe 32GB RAM.

Kujtojmë se loja ishte një prej titujve më të suksesshëm kur debutoi në PS5.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button