Ligj i ri në Turqi, do të dënohen me burg ata që shpërndajnë lajme të rrejshme

Parlamenti turk miratoi Ligj që ka për qëllim luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave, me dispozita kontestuese që parashikojnë edhe dënime me burg për shpërndarje të dezinformatave, shkruan MIA, njofton Portalb.

Dispozita më kontroverse në legjislativën e re, neni 29, parashikon dënim me burg deri në tre vite për shpërndarje të informatave që janë në “kundërshtim me të vërtetën” për çështje nga sfera e sigurisë, rendit publik dhe shëndetit në Turqi, gjegjësisht shpërndarje të dezinformatave që kanë për qëllim të shkaktojnë shqetësim dhe panik në opinion.

Opozita kumtoi se legjislativa e re është me qëllim të heshtjes së kritikëve të pushtetit para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të caktuara për në qershor. Kritikët paralajmërojnë se përdoruesit e rrjeteve sociale do të mund të paraburgosen në qoftë se shpërndajnë përmbajtje të cilën pushteti e konsideron të rrejshme.

“Ata që thonë se ‘ka varfëri’ do të shkojnë në burg. Ata që thonë ‘ka korrupsion’ do të shkojnë në burg”, deklaroi Engin Alltaj, deputet i Partisë kryesore opozitare Popullore Republikane.

Ligji prej 40 neneve u miratua nga shumica qeveritare në Parlament, e përbërë nga deputetë të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit të presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe aleatëve të tij.

Votimi pasoi pas seancave të tensionuara në Parlament, me kundërshtime të deputetëve të opozitës të cilët disa herë e kanë ndërprerë debatin dhe e dënuan, siç thanë, ligjin për censurë.

Erdogan u angazhua për miratim të Ligjit, duke thënë se lajmet e rrejshme dhe “fashizmi i rritur digjital” kjanë kanosje për sigurinë kombëtare dhe globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button