Ministri Bekteshi raportoi që institucionet shtetërore në muajin shtator kanë kursye deri 18 % energji elektrike

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, raportoi që në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut gjatë muajit shtator kanë kursyer energji elektrike deri 18 për qind në krahasim me shtatorin e vitit te kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të dhënave të konsumit në shtator 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, institucionet shtetërore kanë arritur një kursim total të energjisë elektrike prej 18%”, raporton Bekteshi.

Me vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut duhet të ulen faturat e energjisë elektrike në institucionet e vendit në krahasim me muajt e vitit të kaluar. Prej 1 shtatorit, institucionet shtetërore duhet të harxhojnë 15 përqind më pak energji elektrike në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa për drejtuesit e institucioneve do të ketë sanksione nëse kjo masë kursimi nuk zbatohet, sipas masave të shpallura më 16 gusht nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht prej sot deri në prill të vitit të ardhshëm.

Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button