Vazhdoi rritja e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në gusht të këtij viti është regjistruar për 17.6 përqind rritje e qarkullimit në industri në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit gusht 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 42.9 % dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 25.3 %, ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 9.2 % dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë 9.6 %”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me korrikun e këtij viti, në gusht është regjistruar rritje për 3.4 për qind, ndërsa në tetë muajt e parë të këtij viti kemi rritje për 16.6 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button