Rusia ua ndaloi hyrjen dy ministrave dhe një zyrtari të Malit të Zi

Autoritetet ruse ua kanë ndaluar hyrjen ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, atij të Brendshëm, Rashko Konjeviç, dhe ish-drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Savo Kentera, raporton EN.

Lajmi është dhënë nga Ministria e Jashtme e Rusisë më 14 tetor, përmes një shkrese që i dërgoi Ambasadës së Malit të Zi në Federatën Ruse.

“Kjo masë është në përgjigje të një tjetër vendimi armiqësor të palës së Malit të Zi në shtator të këtij viti, kur shpalli ‘non grata’ diplomatë të Ambasadës ruse në Podgoricë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Në fund të shtatorit, u zbulua një rrjet i agjentëve rusë të inteligjencës që vepronin në Malin e Zi.

Gjashtë diplomatë rusë u dëbuan dhe 28 shtetasve të huaj iu ndalua hyrja në Mal të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button