Ministria e autorizoi Universitetin e Tetovës që të kryejë studime të specializuara në gjashtë fusha të mjekësisë

Në hapësirat e Universitetit të Tetovës sot u takua ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, së bashku me rektorin e këtij universiteti, Vullnet Ameti, universitet i cili u autorizua për realizimin e studimeve specialistike në mjekësinë e përgjithshme, transmeton Portalb.mk.

Kjo ministri zyrtarisht e ka autorizuar Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, që në programin studimor Mjekësi e përgjithshme të realizojë studimet specialistike, për degët: pediatri, gjinekologji, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, mjekësi interne dhe psikiatri”, sqarojnë nga Universiteti  i Tetovës.

Raportohet që ky vendim ka ardhur pas inspektimit të universitetit nga ana e Komisionit të formuar nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button