Sa kushtojnë ‘Meta Quest Pro’, syzet e para virtuale të menduara për metaverse?

Gjatë eventit Connect, grupi i cili udhëhiqet nga Mark Zuckerberg, zbuloi syzet virtuale Meta Quest Pro, që kushtojnë 1799,99 euro, duke përfshirë edhe kontrolluesin Meta Quest Touch, shkruan Class.

Nuk ka nevojë për një kompjuter të jashtëm, duke pasur çdo gjë që i nevojitet për të funksionuar në mënyrë të pavarur.

“Metaverse është një teknologji e mrekullueshme e cila dhuron shumë mundësi. Ne besojmë në këtë vizion, më shumë njerëz dhe krijues janë tani në realitetin virtual dhe më shumë marka në metaverse është tregues se e ardhmja nuk është kaq larg.

Përveç lojërave, do të jetë një përvojë sociale” – tha Mark Zuckerberg në eventin Connect, një vit pas ndryshimit të emrit nga Facebook në Meta, për t’i përqendruar përpjekjet e shoqërisë te metaverse.

Gjatë prezantimit të Meta Quest Pro u njoftua edhe bashkëpunimi me Microsoft. “Metaverse do të ndryshojë çdo gjë, nga loja te produktiviteti.

Dhe nëse e bëjmë bashkë, jam i bindur se mund të formësojmë të ardhmen e realitetit virtual, për ta bërë përdorimin e saj më interesant se kurrë”. Këto ishin fjalët me të cilat Satya Nadella, Ceo i Microsoft, prezantoi një seri aplikacionesh të rimodeluara për të shfrytëzuar më së miri metaverse nëpërmjet syzeve virtuale të Meta.

Nadela, i cili mori pjesë në eventin Connect, tha më tej se “si Microsoft jemi entuziastë që bashkëpunojmë me Meta, për të sjellë online versionin e ri të Teams, i menduar qëllimisht për metaverse. Në të ardhmen, mund të përdorni avatarët tuaj për të bërë punën e zakonshme në një mjedis që mund të zhdukë distancat”.

Te syzet Quest Pro vjen edhe një variant i Microsoft 365, paketa e gjigantit amerikan kushtuar produktivitetit, nga Office te cloud.

Në fushën e videolojërave, Microsoft ka përfshirë te Meta Quest Pro edhe shërbimin Xbox Cloud Gaming, në versionin beta, i cili do t’i lejojë lojtarët të aksesojnë titujt kryesorë të konsolës, duke përdorur vetëm lidhjen e internetit.

Meta Quest Pro është i pajisur me sensorë me rezolucion të lartë, që premtojnë përvoja të avancuara të realitetit të ndërthurur.

Një nga pikat kryesore të syzeve të reja është sistemi i gjurmimit të syve dhe shprehjeve natyrale të fytyrës, që i mundësojnë avatarit në metaverse të përfaqësojë përdoruesin jo në mënyrë statike, siç ndodh sot në shumë aplikacione të realitetit virtual, por me njëfarë dinamizmi në lëvizjet e fytyrës, si gjatë mbledhjeve të punës, edhe në momente argëtimi.

Meta Quest Pro është pajisja e parë në botë që përdor platformën e re Qualcomm Snapdragon XR2+, e përmirësuar për realitetin virtual dhe e aftë të funksionojë me 50% më shumë fuqi sesa Meta Quest 2 aktual.

Nën pultin e Quest Pro ka 12 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse. Ka gjithsej dhjetë sensorë: pesë brenda shikuesit dhe pesë jashtë, për të organizuar më mirë hapësirën.

Falë gjurmimit të syve dhe shprehjeve të fytyrës, Meta Quest Pro na çon një hap më afër për të treguar veten e vërtetë në metaverse”, tha Zuckerberg gjatë prezantimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button