Incizimi nga avioni që fluturon mbi Rusi paraqitet si “helmim nga avioni” në Maqedoninë e Veriut

Kontrolluesit e fakteve nga Franca, që në vitin 2017 shkruanin se në të njëjtën video të shpërndarë në postimin që po e recensojmë, shihet një aeroplan që pas vete lë gjurmë mbresëlënëse, por që nuk bëhet fjalë për spërkatje kimike. Incizimi është publikuar në një kanal në YouTube, ku thuhet se bëhet fjalë për kondensim të zakonshëm nga aeroplanët, të regjistruar në kushte të caktuara në një lartësi të caktuar, në kushte specifike atmosferike dhe moti. Këtë e kanë shkruar edhe kontrolluesit e fakteve të “Mit Detektor“, të cilët gjithashtu çmitizojnë këtë teori konspirative, shkruan Vërtetëmatësi.

Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin shpërndahet video material dhe thuhet:

Asnjë parti politike nuk u ngrit për qiellin e ngjyrosur në territorin e rezervatit verior të Maqedonisë. Që të heshtësh për këtë lloj helmimi, duhet të jesh bashkëpunëtor në krim. Për LSDM, DPMNE, BDI si dhe për institucionet heshtja është e qartë. Levica? Apasiev hero?

Në videon e shpërndarë nën këtë përshkrim, shihet një avion duke lënë një gjurmë pas. Sipas autorit të postimit, kjo video e ka origjinën nga Maqedonia e Veriut dhe paraqet “helmim” të popullatës. Ky rrëfim është shpërndarë prej kohësh në postime të ndryshme në Facebook, si pjesë e teorisë së konspiracionit “chemtrails”, sipas të cilat një grup pushtetesh dhe qeverish u bashkuan për të spërkatur substanca të dëmshme dhe helmuese nga aeroplanët në zonat e banuara, me qëllim që të rrezikojnë jetën e popullsisë dhe të shkaktojnë ulje të numrit të banorëve të planetit, pra shpopullim.

Sidoqoftë, siç ka shkruar Vërtetmatësi shumë herë deri tani, nuk ka asnjë provë për këtë teori konspirative të “chemtrails”. Në kulmin e pandemisë Covid-19, teoricienët e konspiracionit pretenduan vazhdimisht në mënyrë të rreme se Covid-19 nuk ishte një sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi, por se ishte rezultat i helmimit nga kimikatet e spërkatura nga qielli. Gjurma e bardhë që lënë aeroplanët në ajër është gjurmë e shkaktuar nga kondensimi. Retë në formë vije prodhohen nga shkarkimi i motorit të avionit dhe shkaktohen nga ndryshimet në presionin e ajrit, zakonisht në avionët që fluturojnë disa kilometra mbi sipërfaqen e tokës. Gjurmët janë të përbëra nga uji, në formën e kristaleve të akullit. Në varësi të temperaturës dhe lagështisë së ajrit, ato mund të jenë të dukshme vetëm për disa sekonda ose minuta, ose mund të vazhdojnë për orë të tëra dhe të përhapen me kilometra.

Në lidhje me këtë temë, “Forbes” publikoi një studim, në të cilin 76 kimistë dhe shkencëtarë nga Universiteti i Irvine, Kaliforni, deklaruan se asnjëherë nuk kanë gjetur prova se ka programe të mëdha të spërkatjes kimike nga aeroplanët, për të dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe për të ndikuar në atmosferë.

Kjo teori konspirative ka ekzistuar që nga ardhja e internetit. Ju mund të gjeni ende shumë faqe interneti që promovojnë këtë lloj pseudoshkence. Hulumtimi ynë ka treguar se komuniteti shkencor nuk pajtohet me pretendimet se qeveria, ushtria, linjat ajrore dhe entitete të tjera janë bashkuar në një mision të gjerë për të helmuar planetin duke spërkatur me avionthotë Stive Dejvisprofesor dhe shkencëtar në Universitetin e Irvine në Kaliforni.

Sipas këtij hulumtimi, arsyeja pse gjurmët e avionëve mbeten të dukshme është sepse ato fluturojnë në lartësi më të larta se më parë, duke rezultuar në shtigje kondensimi që zgjasin më gjatë. Fakti që gjurmët e avionëve kryqëzohen është vetëm dëshmi se ka një frekuencë të shtuar të trafikut ajror, pra se ka shumë më tepër avionë që marrin pjesë në trafikun ajror, që është arsyeja kryesore që disa prej tyre duhet të fluturojnë në lartësi më të mëdha.

Me çfarë ka të bëjë konkretisht video në postimin që po e recensojmë?

Kontrolluesit e fakteve nga Franca, qysh në vitin 2017, shkruanin se në të njëjtën video që shpërndahet në postimin që po recensojmë, shihet aeroplan që lë pas gjurmë mbresëlënëse, por që nuk bëhet fjalë për spërkatje kimike (“chemtrails”, termi i përdorur nga teoricienët e konspiracionit të cilët janë të bindur se qeveri të ndryshme po përpiqen të ndikojnë negativisht në klimën ose shëndetin e njerëzve duke spërkatur kimikate toksike).

Sipas kontrolluesve të fakteve të France 24, video tregon një Boeing 787 duke fluturuar mbi bregun lindor të Rusisë më 17 qershor 2017. Ndryshe, në postimin që po e recensojmë, pretendohet rrejshëm se avioni është mbi territorin e Maqedonisë së Veriut dhe thirren partitë politike në vend se pse nuk kanë reaguar për një ngjarje të tillë.

France 24 shkruan se bëhet fjalë për një Boeing 787 që është filmuar nga një pilot rus i cili në të njëjtën kohë po fluturonte në një lartësi prej më shumë se 10 mijë metrash.

Mirrori” britanik ka publikuar të njëjtën video më 29 qershor 2017 dhe në tekst thotë se bëhet fjalë për incizim të Boeing 787 të regjistruar nga një tjetër pilot në një tjetër avion. Edhe Mirror thotë se pamjet janë në bregun lindor të Rusisë dhe tregojnë kondensim.

Video është publikuar në një kanal në YouTube, ku thuhet se bëhet fjalë për kondensim të zakonshëm nga aeroplanët, të regjistruar në kushte të caktuara në një lartësi të caktuar, në kushte specifike atmosferike dhe moti. Kështu shkruajnë edhe kontrolluesit e fakteve të “Mit Detektor“, të cilët gjithashtu çmitizojnë teorinë e konspiracionit të gjurmëve kimike.

Për të gjitha faktet e mësipërme, gjykojmë se nuk është e vërtetë që video e shfaqur në postimin që po e recensojmë është nga Maqedonia e Veriut. Video është nga Rusia. Nuk është gjithashtu e vërtetë që video tregon “helmim nga avioni” siç pretendon rrejshëm postimi. Përkundrazi, është gjurmë e zakonshme e lënë pas nga një aeroplan që fluturon mbi Rusi, i cili duket më i trashë për shkak të vendosjes së avionit në raport me diellin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button