“Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik”, në Bruksel u përmbyll skriningu shpjegues për “Tregun e brendshëm”

Sot në Bruksel, me prezantimet e Komisionit Evropian për kapitullin 28 – Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik, përmbyllim skriningun shpjegues për Klasterin 2 – Tregu i brendshëm, transmeton Portalb.mk.

Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik paraqet një nga problematikat më komplekse  dhe sfiduese në procesin integrues.

Zëvendës kryenegociatorja e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian Drita AbdiuHalili nënvizoi se në vitet e kaluara Maqedonia e Veriut ka realizuar shumë ndryshime në legjislacionin kombëtar dhe risi në organizimin institucional duke u bazuar në rekomandimet e ekspertëve nga fushat e caktuara.

Në këtë drejtim ajo numëroi disa prej tyre:

  • Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit është miratuar nga Qeveria dhe tani gjendet në procedurë parlamentare. Ky ligj i përmban direktivat e reja të BE nga viti 2019.
  • Qeveria ka themeluar Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit të përbërë nga anëtarë të organeve të administratës shtetërore, kompetencat e të cilave kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit, shëndetin e konsumatorit dhe nga një përfaqësues odave ekonomike.
  • Në tre vitet e fundit, sistemi publik shëndetësor u ballafaqua me pasojat e krizës të shkaktuar nga pandemia COVID 19. Kriza dëshmoi  se sa i rëndësishëm është shëndeti publik. Vitin e kaluar, Qeveria miratoi Strategjinë e Shëndetësisë 2021-2030, e cila përmban udhëzime për zhvillimin e sistemit shëndetësor në të ardhmen si dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës.
  • Qendra për Monitorimin Epidemiologjik dhe Menaxhim të Krizave Shëndetësore është krijuar në bazë të sistemit të paralajmërimit të vazhdueshëm të informacioneve epidemiologjike dhe e njëjta funksionon 24/7.
  • Në këto kushte jashtëzakonisht të vështira të një regjimi të veçantë për institucionet shëndetësore për shkak të pandemisë COVID 19, është bërë një hap i madh përpara në fushën e transplantimit, ku për herë të parë është realizuar transplantim i zemrës. Për më tepër, filloi zbatimi i planeve për transplantim të me shumë organeve.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisionit Evropian prezantuan pakot e reja të direktivave dhe rregullativave të Bashkimit Evropian lidhur me mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen shëndetësore, sëmundjeve të transmetuese, rreziqeve ndërkufitare shëndetësore si dhe përcaktuesve shoqëror dhe mjedisor të shëndetit.

Prej javës së ardhshme pritet të vazhdohet me Klasterin e 3-të – Konkurrenca dhe zhvillimi gjithëpërfshirës.

Nga data 15 deri më 27 shtator, në Bruksel në kuadër të procesit të skriningut RMV-BE u mbajtën takime për fushat dhe kapitujt e grupit të të Drejtave themelore, ku Komisioni Evropian prezanton legjislacionin e tij për këto fusha.

Prej 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do vazhdojë faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i RMV-së do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button