Maqedonia e Veriut hoqi dorë nga pjesëmarrja në Eurovision, paratë do të shkojnë për rrymë

Maqedonia e Veriut vitin e ardhshëm nuk do të marrë pjesë në Eurovision. Paratë e pjesëmarrjes nga ky manifestin do të ridestinohen për mbulimin e shpenzimeve të rrymës elektrike, thotë drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM), Marjan Cvetkovski, transmeton Portalb.mk.

Kjo është hera e parë pas pavarësisë së vendit që Maqedonia e Veriut të heqë dorë nga pjesëmarrja në manifestimin më të madh muzikor në Evropë.

“Nuk do të marrim pjesë në Eurovision. Ne e kemi paguar tarifën e regjistrimit. Probleme më të mëdha janë rryma dhe shpenzimet e mëdha, të cilat do t’i shkaktojë udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe. Për shkak të kësaj gjendjes janë shkurtuar të gjitha shpenzimet, kështu që paratë të cilat duhej të paguhen për pjesëmarrje në Eurovision, i kemi destinuar për pagimin e rrymës”, deklaroi Cvetkovski.

Prej vitit 1991 deri më sot, në Eurovision nuk kemi marrë pjesë disa vite për shkak të mosplotësimit të propozimeve të EBU (Unioni Radiodifuziv i Eurovisionit) ose nuk kemi arritur që të hyjmë në finale, kështu që sipas rregullave, kemi bërë pauzë. Kjo është hera e parë që vetë Maqedonia e Veriut ka hequr dorë nga pjesëmarrja.

Eurovisioni i ardhshëm do të mbahet në Britaninë e Madhe dhe jo në vendin e fituesit të vitit 2022, gjegjësisht në Ukrainë, për shkak të luftës. Zgjedhja që të mbahet në këtë shtet është për arsye se Britania e Madhe e fitoi vendin e dytë. Eurovisioni pritet të mbahet në Liverpul.

Ndryshe, fituesi i Eurovisionit të vitit 2022, gjegjësisht bendi ukrainas Orkestra Kalush, e ka shitur trofeun për 900,000 dollarë amerikanë, për të mbledhur para për luftën në Ukrainë. Mikrofoni i kristaltë është shitur në një ankand në Facebook, me qëllim të blerjes së dronëve për ushtrinë ukrainase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button