fbpx

ELEM do ta ndërtojë teleferikun me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

Kompanitë energjetike Elem dhe Mepso punojnë intensivisht në projektet për gjallërimin e turizmit dimëror në vend. Ata kanë porositur dhe fituar projekt për ndërtimin e qendrave të skijimit në Kodrën e Diellit, Jabllanicë dhe Golak, paralajmërojnë kompanitë shtetërore.

581 milion denarë apo 9.5 milion euro Elem do të paguaj për projektimin dhe ndërtimin e teleferikut me gjashtë ulëse në ski qendrën në Kodrën e Diellit.

Tenderin për ndërtimin e teleferikut e ka fituar Kompania Italiane Leitner AG/Spa.

Siç thonë nga Elem, plani master për qendrën e skijimit në Kodrën e Diellit parashikon edhe shtimin e shtigjeve të reja dhe zgjerimin e të njëjtave, më shumë vendparkime dhe rekonstruim të rrugës kryesore.

Në fazën e dytë dhe të tretë parashikohet ndërtimi I hoteleve dhe restoranteve për të cilat Qeveria do të kërkojë koncesioner.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close