Ambasada e SHBA-ve paralajmëron festivalin e filmit “Pop Up Cinema”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kënaqësi paralajmëron festivalin e filmit “Pop Up Cinema”.  Në kuadër të festivalit, çdo javë gjatë muajit qershor, në lokacione të ndyshme në Shkup do të shfaqen filma amerikan.  Duke shfaqur katër filma që përpunojnë temën e tolerancës dhe miqësisë, festivali do të vë në pah fuqinë e diverzitetit.

Festivali fillon të mërkurën, më 4 qershor në ora 18:00 në shkollën e mesme “Nikolla Karev” me shfaqjen e filmit të njohur sportiv për pjesëtarët e ekipit të ragbit të një shkolle të mesme të cilët mësojnë si të tejkalojnë dallimet mes tyre dhe të punojnë së bashku si ekipë. Përveç shfaqjes së filmit, pjesëtarët e publikut do të mund të marrin pjesë në garën për gjuajte të topit për ragbi për të fituar një shpërblim nga Ambasada.

Më 11 qershor, skenari ndryshon dhe festivali bartet në klubin Menada me fillim në orën 20:00. Të gjithë personat prezent do të mund të shijojnë një film klasik amerikan për një familje në vitet 1960-të e cila ballafaqohet me pritjet e shoqërisë të cilat vazhdimisht ndryshojnë.

Më 18 qershor në orën 20:00, Shkupi do të ketë mundësinë të përjetojë kinemanë nën qiell të hapur në parkingun mes Parkut të qytetit dhe hotelit Aleksandar Palace ku festivali i filmit do të shfaq një dramë të bukur urbane me njërin prej aktorëve dhe regjisorëve më të njohur të Hollivudit.

Për më tepër, gjatë muajit qershor, Ambasada do të realizojë Festivalin Pop Up edhe në Këndet Amerikane në Shkup, Tetovë, Shtip, Strugë dhe Manastir, ku do të shfaqet një komedi/dramë për përvojën e kohës moderne të komunitetit amerikano indian.

Shfaqjet e filmave janë pa pagesë dhe të hapura për publikun. Për informata më të hollësishme rreth titujve të filmave, ju lutemi vizitoni faqen e Ambasadës së SHBA-ve në Facebook (https://www.facebook.com/pages/US-Embassy-Macedonia/119869762156 ).

 

Lajme të ngjashme

Back to top button