Protestë me çekiç në parlamentin turk

Debat të ashpër mes qeverisë dhe opozitës turke ka shkaktuar diskutimi i një projektligji për dezinformimin që është mbajtur në parlamentin e vendit, raporton Klan. Sipas dëshirës së qeverisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan ky ligj duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur nga parlamenti.  I  njohur si ‘ligji i censurës’ ky projektligj konsiston në vendosjen e rregullave me të rrepta kundër shtypit dhe mediave sociale.

Duke folur për projektligjin deputeti i opozitës Burak Erbai në një moment  nxjerr celularin nga xhepi i xhaketës dhe duke iu drejtuar deputetëve shprehet  nëse ky projektligj kalon, atëherë  thyeni më mirë  celularët pasi  nuk do të keni më  nevojë ti përdorni ato.

Ligjvënësi turk ka nxjerrë një çekiç që kishte me vete dhe e i ka rënë celularit të cilin më pas e ka hedhur në dysheme. Liria juaj e vetme është telefoni që keni në xhep. Keni instagram, facebook, youtube, aty komunikoni.” –dëgjohet në një moment të thotë ai.

Ky veprim i ligjvënësit të opozitës shkaktoi jo pak zemërim tek anëtarët e partisë në pushtet të  presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Opozitarët dhe kritikët druajnë, se ligji i ri mund të keqpërdoret për shtypjen e mendimit dhe shtypit të lirë veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor 2023.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button