Mariçiq: Reformat janë të qëndrueshme, KE e ka njohur progresin e Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për shtyp me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha se Maqedonia e Veriut ka marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian për vitin 2022, pas hapjes së bisedimeve në korrik të këtij viti dhe se sipas tij, kemi zhvillim të qëndrueshëm, Komisioni Evropian e njeh progresin dhe përpara kemi mundësi të reja, njofton Portalb.mk.

Nga aspekti i gatishmërisë së përgjithshme, Maqedonia ende qëndron më së miri në rajonin në Klasterin Vlerat Fundamentale, i cili është më i rëndësishëm për dinamikën e bisedimeve dhe në Klasterin Resurse, Bujqëi dhe Kohezion. Në Klasterin Konkurrencë dhe Rritje Gjithëpërfshirëse dhe Klasterin Agjenda e Gjelbër dhe Zhvillim të Qëndrueshëm jemi menjëherë pas Malit të Zi dhe Serbisë të cilët tanimë një dekadë negociojnë, derisa në Klasterin Tregu i Brendshëm dhe Klasterin Marrëdhënie të Jashtme, jemi afërsisht njëjtë me këto dy vende”, tha Mariçiq.

Ai më tej u ndal në klasterët nëpërmjet analizës së Raportit, i cili siç tha, gjithmonë jep pasqyrim objektiv të gjendjeve dhe progresit në reforma dhe i identifikon fushat ku duhet të rriten përpjekjet dhe të japim më shumë rezultate.

“Në raportin e Komisionit Evropian thuhet se Maqedonia e Veriut padyshim e ka konfirmuar orientimin strategjik drejt Unionit, mes tjerash edhe me faktin që ishte vendi i parë i rajonit që iu bashkëngjit sanksioneve dhe masave restriktive lidhur me agresionin rus në Ukrainë me arritjen e harmonizimit 100% me politikën e jashtme të BE-së për çka kemi notë më të lartë deri më tani. Ky hap në vepër tregon se Maqedonia e Veriut është partner i Unionit dhe duke i parë parasysh sfidat vijuese me të cilat përballemi të gjithë, do ta shfrytëzoj mundësinë të bëj apel se presim që vendi dhe rajoni të kyçen në mekanizmat e BE-së për furnizim me energji dhe ushqim”, tha Mariçiq.

Ambasadori Geer tha se Kuvendi duhet të fillojë të funksionojë, vërejtje e cila ka theks të veçantë edhe në raportin e KE-së.

“Roli i Parlamentit do të jetë vendimtar gjatë procesit të anëtarësimit. Do të jetë vendimtare në miratimin e ligjeve, do të jetë vendimtare në mbikëqyrjen e duhur të veprimtarive të ekzekutivit dhe zbatimin e reformave, si dhe do të jetë vendimtare si pikë qendrore për debatin publik për çështje të ndryshme që do të ngrihen. gjatë procesit të anëtarësimit. Do të ketë një rol jetik dhe duhet konsensus në Parlament që procesi të ecë përpara”, tha David Geer, ambasador i BE-së në Maqedoni.

Gere bëri thirrje gjithashtu për rigjallërimin e rolit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, i cili tha se duhet të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e shqyrtimit në vazhdim.

Përndryshe, fillimi i procesit të skriningut si fazë e parë nga bisedimet për anëtarësim në BE dhe mbështetja e sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me invazionin ushtarak ndaj Ukrainës i sollën Maqedonisë së Veriut vlerësim pozitiv nga BE-ja. Por, në raportin evropian për progresin e vendit, Komisioni Evropian sërish ka gjetur vërejtje për zbatimin e ligjeve, punën e Kuvendit, por edhe nevojën për më shumë transparencë gjatë miratimit të vendimeve shtetërore. Në raport, thuhet se Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për thuajse të gjitha kriteret.

Raportin e plotë mund ta lexoni: KËTU.

Procesi i skriningut

Në ndërkohë, gjatë kësaj jave në Bruksel vazhdojnë të mbahen seancat e skriningut shpjegues për Klasterin e 2-të, që pritet të përmbyllet për 2 javë, për të vazhduar në Klasterin e 3-të – Konkurrenca dhe zhvillimi gjithëpërfshirës.

Nga data 15 deri më 27 shtator, në Bruksel në kuadër të procesit të skriningut RMV-BE u mbajtën takime për fushat dhe kapitujt e grupit të të Drejtave themelore, ku Komisioni Evropian prezanton legjislacionin e tij për këto fusha.

Prej 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do vazhdojë faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i RMV-së do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button