Intervenim – “Njeriu i tejdukshëm” për edukim më të madh mediatik të rinisë

Intervenimi “Njeriu i tejdukshëm” e cila nën organizim të “Gëte”– instituteve në Evropën Juglindore do të hapet më 25 tetor në “Dhomën Publike” ofron mundësi për të rinjtë dhe rrethin e tyre ta nxisin edukimin informues dhe mediatik dhe të njihen me fenomenet si sajber-buling, ideale për bukuri, informata të rrejshme dhe varësia online, njofton Portalb.mk.

Ky intervenim, siç theksojnë organizatorët, është i nxitur nga realiteti i ri i pashmangshëm ku informatat në internet shpërndahen shpejtë dhe lehtë. Shkalla e ndikimit shoqëror, politik dhe kulturor të këtij fenomeni lë gjurmë ndaj përditshmërisë në shumë vende në Evropën Juglindore dhe botë.

“Personalitete nga politika dhe ekonomike përpiqen që me ndihmën e shfrytëzimit të informatave të targetuara të pozicionohen dhe të realizojnë përfitim – shpesh në llogari të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë së njerëzve. Njerëzit shpesh thirren në burime të paverifikuara dhe në atë mënyrë krijojnë informata të rrejshme të cilat shpejtë bëhen virale dhe pjesërisht kanë pasoja fatale ndaj shoqërisë civile”, theksojnë nga Instituti “Gëte”.

Gjatë kohës së Javës Globale të Edukimit Mediatik dhe Informues të UNESCO, institutet e Gëte-s në Athinë, Ankara, Beograd, Stamboll, Izmir, Shkup, Sofje, Selanik dhe qendra Gëte në Tiranë do të ofrojnë shumë ngjarje në formatin online dhe ofline. Të njëjtat do të jenë për të rinj, shokët e tyre, por edhe mësuesit dhe personat tjerë të interesuar.

Në hapjen e Intervenimit “Njeriu i tejdukshëm” fjalim përshëndetës do të kenë ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holshtajn dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti.

Në dy javët e ardhshme atje fillimisht do të mund të shihet ekspozita “What the Future Wants” i organizatës joqeveritare të Berlinit “Tactical Tech”, e cila u krijua bashkë me të rinj nga Maqedonia e Veriut dhe vende tjera të rajonit. Nëpërmjet gjuhës dhe dizajnit përkatës për të rinj, ekspozita lidhet me jetën e realitetit të shumë të rinjve. Me atë, ‘What the Future Wants” i motivon të rinjtë që në mënyrë interaktive t’i trajtojnë temat aktuale nga bota virtuale.

Gjatë kohës së ekspozitës e cila do të zgjatë deri më 4 nëntor, bashkë me Fondacionin “Metamorfozis” do të ofrohen shumë ngjarje dhe aktivitete, si për shembull, punëtori për të rinjtë dhe kuadrin arsimor, biseda me ekspertë, ngjarje të karakterit informativ për prindërit, këshilla anonime nga ana e specialistëve për të rinj, gara dhe takime rajonale për të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button