Kanë arritur në RMV vaksinat kundër gripit sezonal, vaksinimin fillon gjatë javës së ardhshme

40.000 vaksina kundër gripin sezonal për grupet e ndjeshme të popullatës kanë arritur në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë njofton se vijojnë procedurat në MALMED, me qëllim të zbatimit të vaksinimit, që është parashikuar të fillojë gjatë javës së ardhshme. Bëhet fjalë për vaksinë kundër gripit sezonal, nga kompania holandeze Abot, njofton Portalb.mk.

“I ftojmë qytetarët nga grupet e ndjeshme, siç janë: personat e moshuar (mbi 65-vjeç), personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët në moshë prej 6 muaj deri në 5 vjet, të paraqiten nëpërmjet ueb-faqes vakcinacija.mk, pas së cilës do të marrin sms porosi me datën, orën dhe vendin e saktë se ku duhet të vaksinohen. Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar shkresë deri te mjekët amë që t’u dalin në ndihmë qytetarëve të interesuar që të paraqiten në sistemin për vaksinim”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata thonë se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efikase për parandalimin e gripit e cila parandalon paraqitje të formave më të rënda, komplikimeve me rezultat vdekjeprurës, veçmas te grupet e ndjeshme.

Qytetarët që bëjnë pjesë në këtë grupe, mund ta caktojë terminin për vaksinim: KËTU.

Përndryshe regjistrimi për marrjen e vaksinës ka filluar prej më 10 tetor.

Në një bisedë për Portalb.mk doktor Besnik Mustafai, duke theksuar se situata me gripin sezonal në Tetovë aktualisht është e qetë. Ministria e Shëndetësisë nuk ka evidenca për situatën reale në vend.

Simptomat më të shpeshta me të cilat paraqiten pacientët janë plogështia, temperatura, gërvishtjet në fyt, kolla dhe kokëdhembja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button