Japonia dhuroi radiograf të ri digjital në vlerë prej 60,635 euro për Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit

Sot, ambasadori i Japonisë, Sawada Hironori, mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të projektit GGP në Institucionin Shëndetësor Publik (IPSH) Spitali i Përgjithshëm Gostivar. Ceremonia u organizua nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtori i ISHP Spitalit të Përgjithshëm Gostivar, Jakup Jakupi, në shenjë falënderimi për donacionin. 

Me këtë projekt Japonia mundësoi që ISHP Spitali i Përgjithshëm Gostivar të pajiset me një aparat të ri digjital me rreze X, në vlerë të përgjithshme prej 60,635 euro. 

“Gjatë një viti, me radiografinë e re digjitale, spitali bëri afro 8,000 imazhe me rreze X, duke ulur ndjeshëm kohën e pritjes për pacientët që kishin nevojë për ekzaminime.”, theksoi doktor Jakupi

“Me këtë donacion, Japonia ndihmoi në ofrimin e kujdesit mjekësor urgjent dhe radiografi të mushkërive për pacientët me COVID-19, pasi spitali ishte gjithashtu një qendër rajonale për COVID-in për mbi 150,000 pacientë.”, theksoi ambasadori Sawada

Në vitin 2021, COVID-19 konsiderohet nga shkaktarët primar të vdekjeve në Maqedoninë e Veriut, dhe ambasadori Sawada ndjen kënaqësi që donacioni nga Japonia do të ndikojë që njerëzit në Maqedoninë e Veriut do të kenë kushte më të mira dhe më të sigurta në shëndetësi. 

Gjatë vizitës, ambasadori Sawada realizoi takim të shkurtër me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtorin e ISHP Spitalit të Përgjithshëm Gostivar, Jakup Jakupi. Gjatë takimit u bisedua për mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen. 

Nëpërmjet GGP-së, deri më tani, Japonia ka financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë me një vlerë totale prej më shumë se 3 milionë euro, veçanërisht në pajisje mjekësore, rinovime klinikash dhe ambulanca. Për më tepër, Japonia ka pajisur objektet e shëndetit publik me pajisje mjekësore në vlerë prej 813,000 euro gjatë dy viteve të fundit si një ndihmë urgjente për COVID-19, pjesë e Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social dhe ndihmë shtesë jofinanciare të ofruar në ilaçe për 100 pacientë me COVID-19. 

Nëpërmjet projekteve të Programit për Grante të Vogla (GGP), Japonia ka financuar rinovimin dhe blerjen e pajisjeve për më shumë se 73 shkolla dhe kopshte, 64 objekte shëndetësore dhe ka ofruar 34 automjete të specializuara për menaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve komunale për 51 komuna. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button