“Politika e konkurrencës dhe Liria e Lëvizjes për Punëtorët” sot në agjendën mbledhjeve të skriningut të RMV-së

Në ditën e 4-të skriningut shpjegues për Klasterin e 2 –  Tregu i brendshëm, sot në Bruksel vazhduan prezantimet e Komisionit Evropian për sa i përket Kapitullit të 8-të – Politika e konkurrencës dhe Kapitullit të 2-të Liria e Lëvizjes për Punëtorët.

Politika e konkurrencës e Bashkimit Evropian synon krijimin e një tregu të brendshëm, ku operatorët ekonomikë konkurrojnë lirisht me njëri-tjetrin. Legjislacioni në këtë fushë përfshin si konkurrencën, politikat e kontrollit të ndihmës shtetërore.

Ky kapitull përfshin rregulla dhe procedura për të luftuar sjelljen anti-konkurruese nga shoqëritë tregtare, shmangien e monopoleve ne treg, për të shqyrtuar bashkimet mes shoqërive dhe entiteteve ekonomike si dhe për të parandaluar qeveritë të favorizojnë kompanitë e shteteve të tyre duke cenuar konkurrencën fer dhe lojale në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian.

“Maqedonia a Veriut duke respektuar detyrimet nga kapitulli i 4-të i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim duke harmonizuar dhe transponuar në legjislacionin e vet të gjitha rregullat  fondamentalë të Politikës së konkurrencës së Bashkimit Evropian. Komisioni për Mbrojte të Konkurrencës është një trup i pavarur që në mënyrë aktive punon në implementimin e legjislacionit në këtë fushë dhe ka vepruar në shumë raste duke krijuar një portfolio impresive të aktiviteteve të ndërmarra”, kumtojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Komisioni Evropian prezantoi pakon e re të rregullativave dhe direktivave për sa i përket bashkimit të kompanive, antitrustit si dhe ndihmës shtetërore, të cilat do të duhet që shteti ynë ti miratojë dhe implementojë përgjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Kapitulli 2 i Acquis-it të BE-së ”Liria e lëvizjes për punëtorët” thotë: “Qytetarët e BE-së të një shteti anëtar kanë të drejtë të punojnë në një shtet tjetër anëtar, dhe kjo paraqet një nga arritjet kyçe dhe liritë themelore të garantuara në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian.

“E drejta e punës, studimit, të jetuarit dhe pensionimi në një shtet tjetër anëtar ofron një numër të madh të përfitimeve shoqërore, kulturore dhe ekonomike. Maqedonia e Veriut ka harmonizuar në vazhdimësi legjislacionin nacional dhe ka përmirësuar kapacitetet institucionale për këtë kapitull, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim. Komisioni Evropian prezantoi rregullativat dhe direktivat e reja për sa i përket Autoritetit Evropian të Punës dhe koordinimit të sistemeve shoqërore të sigurisë”, thonë nga SÇE.

Ndryshe, gjatë javës do vazhdojnë seancat e skriningut shpjegues për Klasterin e 2-të, që pritet të përmbyllet për 2 javë, për të vazhduar në Klasterin e 3-të – Konkurrenca dhe zhvillimi gjithëpërfshirës.

Nga data 15 deri më 27 shtator, në Bruksel në kuadër të procesit të skriningut RMV-BE u mbajtën takime për fushat dhe kapitujt e grupit të të Drejtave themelore, ku Komisioni Evropian prezanton legjislacionin e tij për këto fusha.

Prej 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do vazhdojë faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i RMV-së do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button