Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi hapi procedurë për Zyrën e Deputetëve në Karposh

Komisioni Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) pas hulumtimit të Portalb.mk, në lidhje me Zyrat për Kontakt të Deputetëve me Qytetarët, gjegjësisht për zyrën e Karposhit e cila nuk ka qasje për personat me nevoja të veçanta, në seancë ka miratuar vendim që të ngritë procedurë sipas detyrës zyrtare.

“Ju njoftojmë se kërkesa juaj është shqyrtuar në seancë dhe Komisioni miratoi vendim që të ngritët procedurë sipas detyrës zyrtare”, thonë  për Portalb.mk nga KPMD.

Siç publikoi Portalb.mk, Zyra për Komunikim të Qytetarëve me Deputetët në Karposh ndodhet në në mbikalim, gjegjësisht urë, ndërkaq në të dyja anët e qasjes, ashensorët dhe shkallët elektrike nuk punojnë. Kjo ua pamundëson qasjen personave me nevoja të veçanta.

Sipas procedurës, Komisioni duhet të konstatojë gjendjen në terren dhe më pas të miratojë vendim me rekomandime përkatëse.

This slideshow requires JavaScript.

Sipas storjes së Portalb.mk, qytetarët duhet t’i kërkojnë gjithandej të punësuarit e Zyrave për Kontakt me Qytetarët, të cilët janë të angazhuar në orar të caktuar që të sigurojnë komunikim të deputetëve dhe qytetarëve. Portalb.mk i vizitoi 4 zyra në lokacione të ndryshme, gjegjësisht Tetovë, Çair, Karposh dhe Shuto Orizare për të shikuar nga afër si funksionojnë. Sipas asaj që pamë në terren, zyrat në fjalë nuk e respektojnë orarin e punës, ndërkaq disa prej tyre as nuk u përgjigjen thirrjeve telefonike. Qytetarët e kanë vështirë të kontaktojë me përfaqësuesit e deputetëve të cilët do të duhet t’i dëgjojnë hallet dhe nevojat e tyre, e që më pas të njëjtat të dorëzohen në Kuvend për të gjetur zgjidhje të caktuar.

Komisioni konstatoi “diskriminim të vazhdueshëm” për rast identik 

Rast i ngjashëm, kur Komisioni ka konstatuar diskriminim është ai i gushtit të vitit 2021, kur konstatoi diskriminim të vazhdueshëm në bazë të pengesës së pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike nga ana e KSHZ-së ndaj personave me pengesë fizike.

“Nga kontrolli i realizuar, anëtarët e KPMD konstatuan që në këtë rast bëhet fjalë për infrastrukturë të pa adaptuar e cila këtyre personave nuk u mundëson qasje në objektin e njësisë rajonale të KSHZ-së në Karposh. Me këtë, KSHZ-ja ka pamundësuar qasje dhe arritshmëri në jetën politike dhe publike”, u tha në njoftimin e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi më 19 gusht.

Gjatë kontrollit, është konstatuar që në hapësirat e zyrës rajonale në rrugën “Strezovo” numër 7 arrihet nëpërmjet pesëdhjetë shkallëve të pjerrëta e të ngushta të cilat nuk janë të adaptuara për persona me pengesë fizike, për persona të moshuar, të pafuqishëm dhe persona të sëmurë.

Ata gjithashtu njoftuan se kanë miratuar rekomandim të gjerë me të cilën KSHZ-së i rekomandojnë që të ndërmarrë veprime të nevojshme në drejtim të sigurimit të së drejtës së personave me pengesë fizike që të munden sipas zgjedhjes së tyre të mbështesin ndonjë prej listave të kandidatëve të pavarur për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button