Nëse jetoni në banesë me oxhak të papastruar, as mos mendoni të ngroheni me dru

Për dy ditë fillon sezoni i ngrohjes. Një pjesë e madhe e qytetarëve duke dëshiruar t’i ikin faturave të larta për rrymë ose ngrohje qendrore, vendosin që të ngrohje me dru, peleta ose briketa. Një pjesë e banorëve të cilët jetojnë në objekte banesore në lagjet e Shkupit janë furnizuar me dru të cilat do t’i shfrytëzojnë për sezonin e dimrit. Ekspertët theksojnë që ngrohja me dru në objekte ku oxhaqet janë të dëmtuara mund të kenë pasoja serioze ndaj shëndetit dhe të jenë rrezik për vetë banorët, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Njohësit e fushës i paralajmërojnë qytetarët që të mos mendojnë të ngrohen me dru dhe peleta nëse nuk i kanë të pastruara oxhaqet në ndërtesa. Gjuro Popoviq, drejtues i ndërmarrjes “Oxhaqet”, thotë se prej vitit 2005 e këndej, prej kur ka filluar ekspanzioni më i madh ndërtimor në Shkup, asnjë oxhak nuk është në gjendje të rregullt dhe ato objekte fare nuk kanë oxhaqe.

“Për atë askush nuk ka fton neve pastruesve të oxhaqeve të bëjmë testim dhe ta verifikojmë përshkueshmërinë e ventilimit. Qytetarët duhet ta dinë se nuk guxojnë të mendojnë të ngrohen me dru pa e kontrolluar oxhakun. Ajo që tani duhet të bëhet është që të thirren inspektorët ndërtimor, por edhe inspektorët nga Zyra për Mbrojtje dhe Shpëtim, të shkojnë në terren që të reagojnë për të gjitha këto problemet dhe të urdhërojnë që të verifikohen nëse oxhaqet në ndërtesat ku ka mbindërtim janë në gjendje të njëjtë në drejtim vertikal, ashtu sip kanë qenë më herët”, apeloi Popoviq.

Nëse në një ndërtesë njerëzit ngrohen me dru, shton ai, dhe nuk i kanë të pastruar oxhaqet ose nuk kanë hapje mbi ndërtesë, atëherë do të mbushen me tym të gjithë banesat dhe do të shkaktohen dëme të mëdha.

“Përpara çdo aktivizimi të oxhakut, duhet që të kontrollohet se në çfarë gjendje është ai. Nuk guxon që të fillohet me ngrohje pa u kontrolluar oxhaqet”, shton Popoviq.

Përveç shtëpive dhe ndërtesave, sipas ligjit, duhet që të pastrohen rregullisht edhe oxhaqet e shkollave, spitaleve, çerdheve dhe subjekteve tjera juridike. Sipas Popoviq, deri më tani vetëm 2% e këtyre objekteve kanë ftuar pastrues të oxhaqeve përpara fillimit të sezonit të ngrohjes.

“Oxhaku është me rëndësi që të jetë i pastër për shkak të kursimit të energjisë, ulje të ndotjes, por edhe për shkak të parandalimit të shpërthimit të zjarreve. Ka këtu edhe aspekte ekologjike, por edhe të sigurisë”, thotë Popoviq.

Xvonko, Tomevski, komandant në Njësitë  Zjarrfikësve, për meta.mk, thotë se ata po përgatitjen që të reagojnë në rast se ka nevojë.

“Oxhaqet e papastruara në ndërtesa absolutisht janë rrezik i madh për qytetarët. Për atë shumë duhet të kihet kujdes. Kur bëhet fjalë për parandalim, ai është obligim i qytetarëve. Kanalet duhet që të mirëmbahen rregullisht, të kontrollohet gjendja, të shihet nëse ka plasaritje. Pasi ne kur vijnë vetëm se është vonë”, thekson Tomevski.

Zyra për Mbrojtje dhe Shpëtim ka miratuar rregullore për mirëmbajtjen e oxhaqeve, pajisjet e tymit, sistemeve për ajër dhe kaldajat për ngrohje qendrore në objekte. Sipas rregullores, përpara lëshimit në përdorim të oxhaqeve, duhet që të ketë vërtetim (atest) për gjendjen e rregullt.

Meta.mk, paraprakisht njoftoi se po rritet kërkesa për ngrohje me dru, por edhe se ka interes edhe tek ata që ngrohen me rrymë.

Edhe pse Qeveria paralajmëroi se do të sigurojë gaz, nuk dihen nëse sezoni i ngrohjes me ngrohje qendrore do të fillojë në kohë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në ngrohje qendrore ngrohen 10,25% e objekteve, ndërkaq me dru 49,18%. Me rrymë elektrike ngrohen 31,3% e amvisërive, ndërkaq në briketa dhe peleta ngrohen 8,49%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button