Të punësuarit në çerdhe do të marrin paga më të larta për 15%, u nënshkrua marrëveshja kolektive mes MPPS dhe SASHK

Rritje të pagave për 15% dhe rritje e vazhdueshme në çdo rritje të pagës minimale është risia e cila është pjesë e marrëveshjes kolektive që e nënshkroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Jovana Trençevska dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) Jakim Nedellkov, njofton Portalb.mk.

Me marrëveshje parashikohet edhe rritja e tatimeve dhe kompensimeve në pagë dhe rritja e të drejtave të punëtorëve gjatë kohës së grevës.

Me marrëveshjen kolektive, gjithashtu, tejkalohet problemi i orarit të punës së edukatoreve dhe kujdestareve për realizimin e aktiviteteve tjera programore në kushte tjera hapësinore ose jashtë saj.

“Sigurohet regres për pushim vjetor, katër orë të paguara për mungesë gjatë tërë muajit për kryerjen e punëve urgjente, personale dhe të paanuluara, rritet e drejta për ditë të lira të paguara gjatë vitit kalendarik, vendosen dhurata jubilare për punë në çerdhe”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Marrëveshja e re kolektive parashikon pjesëmarrje të përfaqësuesit të sindikatës në më shumë komisione në institucionin e formuar të drejtorit, vendoset e drejta që praktikanti në provimin e praktikës të hyjë për herë të dytë dhe të zgjaten afatet për paraqitje të shpalljeve për punësim në çerdhe.

Gjithashtu, nga MPPS informojnë se me marrëveshjen detajisht rregullohet mënyra e shpërndarjes së obligimeve për të punësuarin dhe punëdhënësin dhe rriten obligimet që i ka punëdhënësi në pjesën e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, tejkalimit të problemit për personat ndihmës teknik në pjesën e pagave dhe rritjen e tyre të vazhdueshme me rritjen e pagës minimale.

Në krijimin e marrëveshjes së re kolektive, grupi punues ka punuar në përbërje të përfaqësuesve të Ministrisë dhe SASHK-ut.

Nënshkrues të marrëveshjes janë ministrja Trençevska dhe kryetari i SASHK-ut Nedellkov. Ata shprehën besimin se kjo marrëveshje paraqet avancim të të drejtave të të punësuarve në çerdhet për fëmijë.

SASHK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill, apo gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. SASHK-u fillimisht e hodhi poshtë kategorikisht rritjen prej 10 për qind të pagave të punëtorëve në çerdhe dhe institucione arsimore, ndërsa anëtarësia sindikale nuk e pranoi as rritjen prej 12 për qind të ofruar nga Qeveria. Me ndihmën e ndërmjetësuesit, palët u ulën në tavolinën e bisedimeve, ndërkaq greva u pezullua. Pastaj në maj u arrit marrëveshje mes MASH dhe SASHK që paga të rritet për 15%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button