Teoricieni i konspiracioneve duhet të paguajë 965 milionë dollarë për deklaratat se masakra në shkollën në Sendi Huk është gënjeshtër

Teoricieni amerikan i konspiracioneve Aleks Xhonson do të duhet të paguajë dëmshpërblim prej 965 milionë dollarëve për deklaratat e rrejshme se masakra në shkollën fillore në Sendi Huk në Konektikat në vitin 2012-të ka qenë mashtrim. Në sulmin që e tronditi Amerikën u vranë 12 fëmijë dhe 6 të rritur, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Ai u padit për shpfije nga familjarët e tetë viktimave dhe nga një agjent i FBI-së i cili i është përgjigjur sulmit, gjatë së cilës kërkuan 550 milionë dollarë. Ata e akuzuan prezantuesin në radio të ekstremit të djahtë se dezinformatat e tij kanë rezultuar me shqetësime disavjeçare dhe kërcënime me vdekje.

Xhons, themeluesi i ueb-sajtit kontrovers “Infovors”, me vite ka deklaruar se masakrai ka qenë i inskenuar me qëllim që t’u merret armatimi amerikanëve dhe se askush në fakt nuk është vrarë. Prindërit e viktimave i ka quajtur aktorë dhe ka thënë se disa prej tyre as nuk ekzistojnë.

Në gjykim tjetër për shpifje në Teksas, ai në gusht pranoi se sulmi është “ qind për qind i vërtetë”.

Gjykimi prej tre javëve në Konektikat u bë me dëshmi emocionale të prindërve të viktimave. Disa kanë përshkruar se si kanë qenë të ekspozuar në urrejtje, ndërkaq të tjerët është dashur që të emigrojnë për shkak të sigurisë së tyre. Njëkohësisht, Xhons dhe kompania e tij kanë përfituar miliona dollarë nga shitja e produkteve të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button