Prishtinë, protestë kundër dhunës ndaj grave në Iran

Në solidaritet me gratë në Iran një grup qytetarësh u mblodhën para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me mesazhet “Jemi me ju”, “Drejtësi për Mahsan”, “Liri për gratë e Iranit”, “Gratë mund të veshin çfarë të donë” ato shprehën revoltën për ngjarjet që po ndodhin në Iran.

Përfaqësuesja e Nismës të të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Kosovë e cila organizoi këtë protestë, Marigona Shabiu, tha se të drejtat e grave iraniane janë të drejta të njeriut.

Shabiu tha se rregullat strikte në Iran dhe kontrolli i dukjes së grave është shkaku i dhunës ndaj 22-vjeçares Mahsa Amini.

“Sot jemi mbledhur këtu me moton ‘Gru, Jetë, Liri’ duke ndjekur hapat e rezistencës së grave iraniane për të qëndruar në solidaritet me to dhe me protestuesit iranianë si dhe për të kërkuar drejtësi për Mahsa Aminin dhe për të gjitha gratë dhe protestuesit e tjerë të vrarë në protestat e fundit”, theksoi Shabiu.

Në këtë aktivitet u vendos edhe “Tryeza e Kutisë së Flokëve”, ku disa prej vajzave prenë flokët në shenjë rezistence.

Demonstratat në Iran

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, e cila u sëmur dhe u dërgua në spital pasi u ndalua nga patrullat e Irshad-it, e njohur si “policia e moralit” në Teheran, më 13 shtator, shkaktoi zemërim në vend.

Demonstratat, të cilat nisën pas funeralit të Aminit në vendlindjen e saj në Sakkez më 17 shtator, u përhapën në shumë qytete të vendit.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi më 24 shtator se 41 persona, përfshirë forca të sigurisë, humbën jetën në protestat që u kthyen në dhunë.

Nga ana tjetër, Instituti i Iranit për të Drejtat e Njeriut (IHR) me seli në Norvegji, njoftoi se numri i protestuesve që humbën jetën si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë në protestat që nisën pas vdekjes së Mahsa Aminit është rritur në mbi 200.

Raportohet se në këto incidente janë arrestuar mijëra persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button