Ja sa para do të përfitojnë partitë nga votat e fituara në zgjedhjet e 27 prillit

Partitë politike edhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 prillit do të marrin kompensimin që i takon lidhur me votat e fituara. Sipas ligjit të përcaktuar nga kodi zgjedhor, partitë  fitojnë nga 1.5 denarë nga numri i përgjithshëm i votave, në rast se kanë fituar më së paku 1.5 për qind nga numri i përgjithshëm i votave nga qytetarët në nivel të vendit, njësisë zgjedhore.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga të dhënat e KSHZ-së, VMRO-DPMNE do të përfitojë kompensim prej rreth 117.000 euro, LSDM 69.000 euro, BDI 37.000 dhe PDSH 16.000 euro.

Kompensimi i shpenzimeve gjatë zgjedhjeve do të paguhet nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, pra nga komuna dhe qyteti i Shkupit në një afat prej 3 muajve pas dorëzimit të raportit financiar për kampanjën zgjedhore bazuar në raportin e Komisionit Shtetëror për Zgjedhje. Kompensimi i shpenzimeve të zgjedhjeve do të përcaktohet me vendim të Kuvendit, këshillit të komunës dhe qytetit të Shkupit”, shkruan në nenin 86 të Ligjit për Zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button