Meta prezantoi pajisjen e cila do ta bëjë metaverse një realitet

Mark Zuckerberg prezantoi ditën e Marte një pajisje të re të realitetit virtual, Quest Pro, në një eveniment online mbajtur për zhvilluesit, raporton Klan. Me një çmim prej 1499 dollarësh, Quest Pro është katër herë më i kushtueshëm sesa pajisja aktuale Quest 2 që fillon nga 399 dollarë.

Ka lente më të holla, një bateri të lakuar dhe një rrip në pjesën e pasme. Me këtë pajisje përdoruesit mund të shohin ambientet reale edhe në pjesët periferike të ekranit.

Quest Pro ka fuqinë për të vendosur përmbajtjet dixhitale në botën reale. Shefi i Meta tha se realiteti i miksuar është hapi i radhës madhor në drejtim të realitetit virtual.

Çmimi i lartë e bën më shumë një pajisje të rangut të lartë destinuar për entuziastët ose sipërmarrjet më tepër sesa tregun në masë.

CEO i Microsoft Satya Nadella tha se platforma office Windows 365 do të jetë e disponueshme në këtë pajisje.

Meta, ish Facebook, ja ka besuar të ardhmen e asaj krijimit të metaverse, një botë virtuale ku njerëzit mund të “jetojnë” në formën e avatarëve dhe të eksplorojnë hapësira virtuale.

Shumë kompani të teknologjisë kanë filluar ndërtimin e metaverse të tyre por do të duhen vite përpara se ato të jenë plotësisht funksionale.

Pati shumë diskutime për aplikacionet e realitetit virtual në skenë, e disa prej tyre ishin shumë joshëse për zhvilluesit siç është një version VR i video lojës Resident Evil 4 e cila gjeneroi 2 milionë dollarë në 24 orët e para.

Titujt e ri VR u si Iron Man dhe Among Us u prezantuan në bashkëpunim me Microsoft dhe platformën Xbox Cloud Gaming.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button