Bideni ka një kusht për takim me Putinin

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se nuk ka parë ndonjë lëvizje nga presidenti rus, Vladimir Putin, për lirimin e yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner, raporton Koha.net.
“Jo nga Putini”, tha Biden kur u pyet nëse ai kishte parë ndonjë veprim në rastin e basketbollistes Griner.
Në një intervistë për CNN-in, Bideni ka thënë se do të ishte i gatshëm të takonte Putinin në samitin e ardhshëm të G20-s në Indonezi nëse Putini do të ishte i gatshëm të diskutonte lirimin e Grinerit.
“Nuk kam ndërmend të takohem me të. Por për shembull, nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të thoshte se dua të flasë për lirimin e Grinerit, do të takohesha me të”, ka thënë Bideni.
Një gjykatë në Rusi e ka dënuar më 4 gusht yllin e basketbollit të femrave të SHBA-së me nëntë vjet burgim për posedim dhe kontrabandë të drogës.
Gjyqtarja e rastit, Anna Sotnikova, ka thënë se 31-vjeçarja Griner solli ilegalisht drogë në Rusi.