Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i përgjigjet zyrtarisht kërkesës së Apasievit për referendum

Propozimi i partisë “E Majta” për mbajtjen e një referendumi në lidhje me marrëveshjen me Bullgarinë, është refuzuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, por do të pritet 15 ditë për korrigjimin e saj, transmeton Portalb.mk.

“Duke e shqyrtuar “Kërkesën tuaj për ngritjen e nismës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të detyrueshëm plotësues”, vërejta se kërkesa nuk është përpiluar në pajtim me dispozitat e Rregullores”, vlerësojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi theksoi që në bazë të nenit 135 e Rregullores, pyetja e parashtruar udhëzon në pyetje të parashtruar në mënyrë të papërshtatshme. Në letrën publike theksohet që “E majta” ka afat prej 15 ditëve të korrigjojë kërkesën.

Më 28 shtator partia politike E majta pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dorëzoi propozim për nisjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen një referendumi shtesë të detyrueshëm në të cilin do parashtrohej pyetja: „A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”.

Apasiev më pas tha se mendon se për çështjet me interes kombëtar fjalën e fundit duhet ta ketë populli, ndërsa në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve shtoi se nuk pret që iniciativa e partisë E majta të ketë të njëjtat probleme si në rastin e iniciativës së mëparshme të VMRO-DPMNE-së.

Kujtojmë se, muajin e kaluar, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit të detyrueshëm për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë me arsyetim se është në kundërshtim me nenin 118 dhe nenin 8 (paragrafi 1, alinea 11) të Kushtetutës, gjegjësisht se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button