Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas sulmit te klubi “Car Borisi i Tretë”

Dëmtimi i tabelës së klubit “Car Borisi i Tretë” në Ohër, ka nxitur që të reagojë Ministrinë e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar nga autoritetet që të zbardhin rastin, transmeton Portalb.mk.

“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të marrin masat e duhura për të mundësuar përmbushjen pa probleme të të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit të garantuara me Kushtetutë dhe ligj”, kërkojnë nga Ministria.

Ata përkujtojnë që si e drejtë themelore është edhe liria e barabartë e tubimit për realizimin e të drejtave dhe bindjeve, ndërsa kërkoi nga qytetarët që të respektojnë këtë të drejtë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon ashpër aktin vandal të thyerjes së tabelës së klubit të sapohapur, gjë që ndodhi sot, më 12 tetor, në Ohër”, raporton Ministria.

Ndryshe, sot u dëmtua tabela me emrin e klubit të ri bullgar “Car Boris i Tretë” në Ohër. Ky klub u hap më 7 tetor, ndërkaq ceremonia e hapjes u përcoll me protesta nga qytetarët maqedonas në Ohër. Protestuesit gjuajtën vezë në drejtim të klubit, e kanë kënduar himnin e Maqedonisë së Veriut dhe kanë bërë thirrje kundër Car Borisit të Tretë, i cili siç thonë, ka qenë aleati i Hitlerit në Luftën e Dytë dhe okupator i Maqedonisë.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Jashtme të RMV-së, ka apeluar deri te të gjithë qytetarët, grupet politike dhe jopolitike, për sjellje të matur dhe dinjitoze, të bazuar në respektimin e të drejtës së të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, për të ushtruar të drejtën kushtetuese për tubim dhe shprehje të lirë të mendimit.

Paraprakisht në Manastir u hap edhe një shoqatë tjetër bullgare me emrin “Ivan Mihajllov”, i cili gjithashtu për opinionin maqedonas ishte emër diskutabil. Pas hapjes këngëtari Lambe Alabakovski ia ka vënë flakën pjesës së hyrjes së klubit.

Sofja zyrtare në vitin 2019-të kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Me ndërmjetësimin e Francës, në RMV dhe Bullgari u votua një propozim për zgjidhjen e problemeve mes bullgarëve dhe maqedonasve, ndërkaq më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht derisa nuk futen bullgarët në Kushtetutën e RMV-së. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button