Rama kundër Dick Marty: ‘Fake news-i’ më i tmerrshëm i shpërndarë ndonjëherë

Në fjalën e tij në KiE, kryeministri Edi Rama, është shprehur se akuzat në raportin e Dick Marty-t janë lajmet më të tmerrshme e të pavërteta të shpërndara ndonjëherë, raporton ABC. Në fjalën e tij, Rama theksoi se të gjithë akuzat që rëndonin ndaj drejtuesve të lartë të UÇK-së janë pretendime të pavërtetuara.

“Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK-së dhe i akuzonte për kryerjen e krimeve të tmerrshme, përfshi trafikimin e organeve, gjatë dhe pas luftës, 1998 dhe 1999. Delegacioni shqiptar i atëhershëm nuk e pengoi këtë edhe pse nuk pasi asnjë pronë nga ato që autorët pretenduan që kishin përftuar gjatë hetimit u miratuar në tërësinë e vet.

Jam këtu sot sepse unë dhe ne në Shqipëri e zbuluam sot se ky ishte lajmi më i tmerrshëm, i shpërndarë, por sepse pritëm me durim derisa pamë akuzën zyrtare. Shpresoj që ta kuptoni seriozitetin e të gjithë kësaj. Ishin pretendime të pavërtetuara të një ish-prokurorje, në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj”- theksoi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button