Në Qendërn “LOJA” nesër do të mbahet ekspozita “Mapping Tetovo” nga artisja turke Aysun Altindag

Qendra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor, do të mbajë ekspozitë “Mapping Tetovo” nga artistja turke Aysun Altindag.

Ekspozita do të mbahet më 13 tetor 2022 në ambientet e Qendrës LOJA, Rr. Ilindenit 18/ A, Tetovë në ora 19:00.

Që nga data 10 shtator, Qendra LOJA është nikoqire e artistes turke Aysun Altindag– shkrimtare dhe ilustruese e librave për fëmijë, skicuese urbane që jeton në Stamboll dhe përdor artin e saj për të eksploruar botën dhe për të bashkëvepruar me njerëzit.

Aysun, e cila qëndron këtu në kuadër të  READ – Rrjetit Rajonal për Diversitet Kulturor, ka vëzhguar Tetovën, Shkupin dhe Ohrin me fokus në arkitekturën e Tetovës, teksturat urbane dhe se si e gjithë kjo ndërvepron me jetën.

Projekti personal i Aysun-it “Mapping Tetovo” në njërën anë paraqet interpretimin e saj artistik të “Tetovës Urbane” dhe në anën tjetër ekspozita e fëmijëve “Punëtoritë e skicimit urban” paraqet rezultatet e vëzhgimit të fëmijëve që morën pjesë në punëtoritë e artistes.

Nëpërmjet kësaj ekspozite, Qendra LOJA do të ndihmojë qytetin e Tetovës që t’i bashkohet familjes së qyteteve që kanë edhe harta, duke ofruar jo vetëm hartën e parë të qytetit, por një hartë të ilustruar.
READ-Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor është projekt i financuar nga BE i zbatuar nga Goethe-Institut Shkup si Koordinator së bashku me organizatat partnere: Qendra për Bashkëpunim Ballkanik – Loja nga Maqedonia e Veriut, Instituti i Librit dhe i Promocionit dhe i Promocionit nga Shqipëria, Shoqata Kalem Kultur nga Turqia, Krokodil Engaging Words nga Serbia, Qendra Multimedia nga Kosova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button