Në Komunën e Tetovës me kontratë në vepër janë angazhuar 43 persona të rinj (Lista)

Komuna e Tetovës në tremujorin e tretë (korrik-shtator) të këtij viti ka lidhur gjithsej 43 kontrata në vepër, prej të cilave 29 janë në Njësinë Kundër Zjarrit  (NJKZ ) Tetovë. Komuna publikoi edhe listën me emrat e personave të angazhuar për të cilën para një jave raportoi Portalb.mk. Deri tani, për këtë vit nga janari deri në muajin shtator gjithësej janë bërë 135 kontrata në vepër.

Nga Komuna thonë se duke mësuar nga përvoja me zjarret dhe vërshimet që ka pasur në periudhën e kaluar, dhe pa ndihmë dhe përkrahje nga ana e Qeverisë, është dashur të fokusohen në fuqizimin e potencialit dhe kapaciteteve njerëzore në Njësinë Kundër Zjarrit Tetovë, e cila kishte detyra jashtëzakonisht të vështira gjatë kësaj periudhe.

“Pikërisht me këto 29 kontrata në NJKZ ne arrijmë të kapërcejmë mungesën e burimeve njerëzore, duke garantuar kështu punë më të suksesshme për heronjtë tanë dhe siguri më të madhe për qytetarët”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Nga atje njoftuan se në mesin e këtyre kontratave ka të angazhuar edhe ekspertë të agroturizmit si dhe në sektorin e arsimit.

“Të gjithë punonjësit me kontratë në vepër, në fund të çdo muaji, paraqesin raporte të rregullta për punën e kryer”, kumtojnë nga Komuna.

Kjo është lista e plotë:

Kujtojmë që komuna dy herë deri tani ka publikuar emrat e personave të cilët kanë qenë të punësuar përmes kontratave në vepër, në tremujorin e parë të vitit ishin 78 ndërsa në tremujorin e dytë ishin 14, në total edhe me tre-mujorin e tretë janë 135.

Sipas prokurimeve publike, Komuna e Tetovës me 31 mars të këtij viti ka lidhur marrëveshje me agjencinë për punësim “Xhob 2011” nga Shkupi në vlerë prej 18.290.00 milionë denarësh (rreth 297 mijë euro), për punësime të përkohshme.

Edhe pse paguhen me paratë e qytetarëve, kontratat e punës të realizuara nga Komuna e Tetovës përmes agjencisë private për punësim “Xhob 2011” mbeten sekrete për publikun, komuna nuk i tregon emrat se kush është punësuar përmes kësaj marrëveshjeje. Topin e hedhin te agjencia private, ndërsa kjo e fundit nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske.

Në qoftë se transparenca, llogaridhënia, përgjegjësia para opinionit dhe para qytetarëve të Tetovës, mbeten imperativ kryesor i punës së komunës, ashtu siç thonë, atëherë komuna duhet t’ua sqarojë qytetarëve se kush merr pagë nga taksat e tyre.

Ndryshe, Kasami para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjëndër edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025. Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button