Austin thotë se mizoria ruse ka bashkuar komunitetin ndërkombëtar

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka lavdëruar Ukrainën për sukseset e saj në fushëbetejë kundër forcave ruse muajin e kaluar dhe ka përsëritur mbështetjen e NATO-s dhe aleatëve të saj për Kievin.

Gjatë një takimi në Bruksel, më 12 tetor, me ministrat e mbrojtjes të NATO-s, Austin tha se “ligësia” dhe “mizoria” e luftës së presidentit rus, Vladimir Putin, ka bashkuar komunitetin ndërkombëtar, transmeton REL.

Përveç takimit të NATO-s, një grup prej rreth 50 vendesh, i udhëhequr nga SHBA-ja, zhvilloi bisedime në selinë e NATO-s në Bruksel me fokus në mbrojtjen ajrore, pas sulmeve të fundit ruse në Ukrainë.

Këto sulme vijnë si pasojë e një shpërthimi në Urën e Krimesë – që lidh Rusinë dhe këtë gadishull të aneksuar ukrainas – ndodhi më 8 tetor. Putini ka fajësuar Ukrainën për shpërthimin, duke e cilësuar si atë si akt “terrorizmi”.

“Këto fitore u përkasin ushtarëve të guximshëm të Ukrainës. Por asistenca e sigurisë, trajnimi dhe përpjekjet e Grupit të Kontaktit kanë qenë jetike”, tha Austin në fillim të takimit.

Më 10 tetor, forcat ruse sulmuan nga ajri disa qytete ukrainase, përfshirë edhe Kievin. Këto sulme, që lanë të vdekur të paktën 19 persona dhe plagosën mbi 100 të tjerë, Moska tha se ishin në shenjë hakmarrjeje për shpërthimin në Urën e Krimesë.

Rusia po ashtu ka sulmuar disa qytete ukrainase edhe më 11 tetor, teksa Ukraina, që po përballet me pushtimin rus që nga 24 shkurti, ka kërkuar që shtetet perëndimore t’i dërgojnë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button