Është dëmtuar tabela e klubit kulturor “Car Borisit i Tretë” i Bullgarisë në Ohër

Është dëmtuar tabela me emrin e klubit të ri bullgar “Car Boris i Tretë” në Ohër, njofton Portalb.mk.

“Rreth 12:45 minuta, në SPB Ohër është paraqitur dëmtimi i një pjesë të tabelës e vendosur në hapësirën në të cilën është i vendosur klubi kulturor “Car Borisi i Tretë”. Ekipi i SPB Ohër për momentin po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Ohër.

Portali lokal Ohridnews ka publikuar disa fotografi nga dëmtimi i tabelës të cilat mund t’i shihni: KËTU.

Më 7 tetor u hap klubit bullgar “Car Borisi i Tretë”, ndërkaq ceremonia e hapjes u përcoll me protesta nga qytetarët maqedonas në Ohër. Protestuesit gjuajtën vezë në drejtim të klubit, e kanë kënduar himnin e Maqedonisë së Veriut dhe kanë bërë thirrje kundër Car Borisit të Tretë, i cili siç thonë, ka qenë aleati i Hitlerit në Luftën e Dytë dhe okupator i Maqedonisë.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Jashtme të RMV-së, ka apeluar deri te të gjithë qytetarët, grupet politike dhe jopolitike, për sjellje të matur dhe dinjitoze, të bazuar në respektimin e të drejtës së të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, për të ushtruar të drejtën kushtetuese për tubim dhe shprehje të lirë të mendimit.

Paraprakisht në Manastir u hap edhe një shoqatë tjetër bullgare me emrin “Ivan Mihajllov”, i cili gjithashtu për opinionin maqedonas ishte emër diskutabil. Pas hapjes këngëtari Lambe Alabakovski ia ka vënë flakën pjesës së hyrjes së klubit.

Sofja zyrtare në vitin 2019-të kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Me ndërmjetësimin e Francës, në RMV dhe Bullgari u votua një propozim për zgjidhjen e problemeve mes bullgarëve dhe maqedonasve, ndërkaq më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht derisa nuk futen bullgarët në Kushtetutën e RMV-së. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button