Për dëmtimin e urës në Krime Moska e akuzon Ukrainën, eksplozivi ka udhëtuar edhe nëpër Bullgari

Eksplozivi i cili është shfrytëzuar për dëmtimin e urës në Krime është dërguar nga Odesa nëpërmjet Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë deri në Krime, thonë nga Shërbimi Federal për Siguri i Rusisë (FSB) transmeton gazeta “The Guardian”. Për organizator të eksplozivit në kamion, autoritetet ruse e akuzojnë shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirilo Budanov, njofton Portalb.mk.

Moska zyrtare ngjarjen e ka kualifikuar si akt terrorist dhe, siç thonë, deri më tani kanë arrestuar 8 persona për shkak të eksplozivit në urën e Krimesë, në mesin e të cilëve pesë persona nga Rusia dhe tre nga Ukraina dhe Armenia. Autoritetet ukrainase zyrtarisht e kanë përshëndetur dëmtimin e urës, duke mos e pranuar përzierjen e tyre në aktin e shpërthimit.

Në ndërkohë, autoritetet ukrainase thonë se rreth 30% të infrastrukturës energjetike të vendit është goditur nga sulmet ruse të cilat kanë filluar më 10 tetor. Ministri ukrainas i Energjetikës Herman Halushçenko ka porositur se është e domosdoshme që të mbrohet qielli ukrainas, transmeton “Ukrinform“.

Në sulmin me raketa të Rusisë janë dëmtuar rreth 70 objekte, duke përfshirë 29 ndërtesa infrastrukturore energjetike me rëndësi strategjike. Ministri e ftoi bashkësinë ndërkombëtare t’i ndihmojë Ukrainës e sisteme për mbrojtje kundërajrore.

Në linjat e para të frontit edhe më tej vazhdojnë luftimet. Gjashtë civilë kanë humbur jetën në rajonin e Donjeckut në 24 orët e fundit, informon Ukrinform. Katër persona kanë humbur jetën në Liman, ndërkaq dy në Terni, si pasojë e sulmeve ruse.

Autoritetet ukrainase thonë se në jug kanë arritur të lirojnë pesë vendbanime të reja në rajonin e Hersonit dhe të avancojnë kundër forcave ruse. Bëhet fjalë për lirimin e Novovasilivka, Novohruhorivka, Nova Kamjanka, Trufonivka dhe Çervone, gjatë së cilës janë eliminuar 23 ushtarë rusë.

Ukraina e akuzon Bjellorusinë se në mënyrë të drejtpërdrejtë i ndihmon Rusisë në agresionin ushtarak. Shtabi i Përgjithshëm i Armataës së Ukrainës thotë se 20 tanke T-72 janë dërguar nga Bjellorusia në rajonin rus Bellgorod në kufirin me Ukrainën. Njëkohësisht, industria ushtarake bjelloruse merr pjesë në riparimin e teknikës së dëmtuar ushtarake gjatë agresionit në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button