Gruevski: Unë asnjëherë nuk kam marrë një milion e gjysmë euro para në dorë

“Rrëfimi me lirinë e mediave është një tullumbace e fryrë në mungesë të një opozite të fuqishme dhe kreative e cila lufton në tema dhe baza reale”

Unë asnjëherë nuk kam marrë një milion e gjysmë euro para në dorë, as në ndonjë mënyrë tjetër, as shumë më të madhe apo të vogël për shitjen e Bankës së Maqedonisë. Kështu ka deklaruar në intervistën për MIA kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ndaj akuzave të partisë opozitare LSDM.

“Prej këtu të gjitha akuzat tjera të cilat dalin nga kjo janë të pavërteta. Edhe pse shpifja nga Zaevi është akt i paekzistueshëm më i vjetër se 10 vjet, unë për çdo rast vendosa të parashtroj padi për shpifje që me siguri të zbardhet ky manipulim i ndyrë dhe të marrë vendim gjyqësor”, deklaroi Gruevski.

Sipas kryeministrit veprimet e opozitës i shkaktojnë dëm të madh vendit , por edh të gjithë qytetarëve përfshirë edhe anëtarët e LSDM-së.

“Për shembull, inatosja me mos hyrjen në Parlament nuk sjell humbje të rekomandimit nga Komisioni Evropian, dhe kjo të jetë e keqe për të gjithë, por duket që Zaev ende beson se në këtë mënyrë do ta kthejë mendimin publik ndaj tij, dhe në të do të shohin shpëtimtar i cili do na kthejë në rrugën e vërtetë. Me këtë edhe njëherë tregon se sa shumë i nënçmon kapacitetet e qytetarëve”, deklaroi Gruevski.

Gruevski tha se negociatat me BDI-në për formimin e Qeverisë së re janë në vetë fundin dhe këto ditë duhet të përfundojnë tërësisht në afatin e konfirmuar ligjor.

Lajme të ngjashme

Back to top button