Komisioni për Antidiskriminim do të vendosë nëse në Zyrën në Karposh bëhet diskriminim ndaj personave me nevoja të veçanta

Pas publikimit storjes hulumtuese të Portalb.mk, Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi do ta shqyrtojë kërkesën nëse në Zyrën për Kontakt të Qytetarëve me Deputetët e Kuvendit të RMV-së në Karposh bëhet diskriminim ndaj personave me nevoja të veçanta.

Portalb.mk, vizitoi disa prej zyrave të cilat janë që qytetarët të komunikojnë me deputetin e tyre të zonës. Gjatë vizitës tonë në zyrën që ndodhet në Karposh, pamë që e njëjta ndodhet në mbikalim, gjegjësisht urë, ndërkaq në të dyja anët e qasjes, ashensorët dhe shkallët elektrike nuk punonin. Kjo ua pamundëson qasjen personave me nevoja të veçanta.

This slideshow requires JavaScript.

Portalb.mk e paraqiti rastin në Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, ndërkaq prej atje deklaruan që kërkesa do të shqyrtohet në seancë të Komisionit, pas së cilës do të ketë vendim.

Ndryshe, sipas storjes së Portalb.mk, qytetarët duhet t’i kërkojnë gjithandej të punësuarit e Zyrave për Kontakt me Qytetarët, të cilët janë të angazhuar në orar të caktuar që të sigurojnë komunikim të deputetëve dhe qytetarëve. Portalb.mk i vizitoi 4 zyra në lokacione të ndryshme, gjegjësisht Tetovë, Çair, Karposh dhe Shuto Orizare për të shikuar nga afër si funksionojnë. Sipas asaj që pamë në terren, zyrat në fjalë nuk e respektojnë orarin e punës, ndërkaq disa prej tyre as nuk u përgjigjen thirrjeve telefonike. Qytetarët e kanë vështirë të kontaktojë me përfaqësuesit e deputetëve të cilët do të duhet t’i dëgjojnë hallet dhe nevojat e tyre, e që më pas të njëjtat të dorëzohen në Kuvend për të gjetur zgjidhje të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button