Agnesa Rusi – Popovska ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit bullgar

Ambasadorja e sapoemëruar në Bullgari, Agnesa Rusi – Popovska sot ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bullgar, Rumen Radev, informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Rusi – Popovska është ambasadorja e parë grua në Sofje, nga janari i vitit 1992, para 30 viteve, kur Bullgaria e njohu pavarësinë e Republikës së Maqedonisë së atëhershme, nga Qeveria e Filip Dimitrovit dhe ishin vendosur marrëdhënie diplomatike.

Maqedonia e Veriut dy vite nuk kishte ambasador në Bullgari, pasi pranverën e vitit 2020 i kaloi mandati ambasadorit të fundit, Marian Gjorçev dhe ai u kthye në Shkup.

Në ceremoninë e njëjtë me Rusi-Popovska, Radevi i pranoi edhe letrat kredenciale të ambasadorëve të Austrisë, Vatikanit, Kuvajtit, Libisë, Lituanisë dhe Sllovenisë në Sofje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button